Edhe Zaevi i Sorosit gënjen shqiptarët

Pasi premtoi avancimin e shqipes në stadin e gjuhës së dytë zyrtare të Maqedonisë, soroisti Zoran Zaev është tërhequr, duke reflektuar panikun se mundësia e zgjedhjeve të reja mund ta dimensionojë atë, duke e kthyer aty ku mendohet, në një opozitë me jo më shumë se 40 mandate deputetësh

 

Prezantimi i programit qeverisës prej Kryetarit të Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, ka zhgënjyer publikun shqiptar në Maqedoni, por edhe në rajon. “Kryeministri” i sponsorizuar nga Sorosi dhe që shpalli pas përfundimit të zgjedhjeve se pranonte platformën e partive shqiptare për shpalljen e shqipes si gjuhë e dytë zyrtare e shtetit u tërhoq dje nga ky premtim, duke prerë në besë, 20 firmat e deputetëve shqiptarë që e përkrahën paraprakisht për të marr mandatin, edhe pa izmën e presidentit Ivanov. Zaev tha dje se programi i partisë së tij, LSDM, dhe i partive shqiptare që janë pjesë e shumicës së re parlamentare, bazohet në platformat parazgjedhore të këtyre subjekteve politike që kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 11 dhjetorit. “Maqedonia do të jetë shtet i mirë për jetë, shtet i të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike apo politike, shtet i maqedonasve, shqiptarëve, turqve, serbëve, romëve, boshnjakëve dhe të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në Maqedoni“, ka deklaruar Zaev, duke prezantuar të gjitha pikat e programit qeverisës si në sferën ekonomike, politike, në gjyqësor, për çështjen e gjuhës shqipe, e sferat tjera. Zaev tha se programi i qeverisë parasheh miratimin e një ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike i cili do të avancojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. “Të gjithë qytetarëve duhet t’i mundësojmë komunikim të lehtë me të gjitha institucionet. Kjo do të jetë në përputhje me ligjet dhe në bashkëpunim me të gjitha partitë që formojmë shumicën parlamentare. Kjo zgjidhje është për të mirën e të gjithë qytetarëve….Do të ketë zgjerim të përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore, por do të ketë rregullim të përdorimit edhe të gjuhëve tjera…. Me këtë mundësojnë që të gjithë qytetarët të mund të realizojnë të drejtën kushtetuese. Nëse dikush ka të drejtë të flas në gjuhën e tij nuk humbin të tjerët, përkundrazi fiton Maqedonia”, ka deklaruar Zaev.

Ndërsa sa i përket kartëmonedhave dhe uniformave edhe në gjuhën shqipe, Zaev tha se pas konsultimeve që ka zhvilluar me ekspertë është konstatuar se një zgjidhje e tillë nuk ka bazë kushtetuese, por pavarësisht kësaj kreu i LSDM-së tha se është i hapur që edhe për këtë çështje të bisedohet. Ai shprehu përkushtimin e qeverisë së re, siç ka thënë, për zbardhjen e të gjitha rasteve që kanë ndodhur në të kaluarën, si incidenti i armatosur në Kumanovë, “Sopoti”, “Monstra” e raste tjera që kryesisht kanë të bëjnë me shqiptarët. Tërheqja e Zaevit nga premtimet paraprake, sipas analistëve vendas reflekton frikën e “sorosianit” se në rast se do të detyrohet të rishkohet në zgjedhje, ai do të humbasë jo vetëm 70 mijë votat shqiptare që mori në zgjedhjet e fundit, por edhe shumë vota maqedonase, të cilat aktualisht janë në rrugë dhe rrëfehen të tradhtuara nga qëndrimet politike të LSDM-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>