Editorial/ Prestigjiozja “NewEurope: “Mogherini të shkarkojë Vlahutin-in”

gazeta

Media zyrtare e Brukselit, NewEurope në një artikull të publikuar ditën e djeshme i kërkon Shefes për Politikën e Jashtme në BE, Federica Mogherini që të shkarkojë përpara mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri ambasadoren Romana Vlahutin. Në këtë shkrim theksohet se Vlahutin nuk ka raportuar në mënyrë sistematike në shërbimin EAAS lidhur me fenomenin kanabis në Shqipëri dhe ndër të tjera është rreshtuar publikisht krah kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste në procesin parazgjedhor.

Shkrimi i plotë:Shqipëria gjendet përpara një palë zgjedhjeve shumë të rëndësishme politike që do të përcaktojnë jo vetëm përbërjen e qeverisë së ardhshme, por edhe të ardhmen e demokracisë dhe lirive demokratike në këtë vend të largët të Ballkanit. Zgjedhjet u caktuan për në 18 qershor, por opozita vendosi të abstenojë pasi nuk ka garanci të pranuara se procesi zgjedhor do të jetë i drejtë. Falë ndërmjetësimit të Parlamentit Europian, liderët e qeverisë dhe opozita nisën negociata të gjata për këtë çështje. Në këtë kontekst, qeveria ra dakord të shtyjë zgjedhjet për një muaj. Kjo ishte një arritje e madhe pasi shoqëria shqiptare është thellësisht e ndarë dhe klima politike është shumë e polarizuar. Një problem paralel i Shqipërisë është se vendi është i mbushur plot me lëndë narkotike dhe ka dyshime serioze se disa nga këto para do të përdoren për të ndikuar në zgjedhje. Sipas burimeve të afërta me institucionet e BE-së, rreth dy vite më parë potenciali i eksportit të Shqipërisë u vlerësua mbi 250 MT në vit. Megjithatë, disa burime vlerësojnë se shifrat reale janë shumë më të larta. Duke pasur parasysh se në tregun me shumicë prodhimi për cilësi mesatare, arrin rreth 400 euro për kilogram, është e lehtë të kuptohet se sa i rëndësishme është ky biznes për disa zona të vendit. Në këto rrethana, është e domosdoshme që forcat politike drejtuese të Shqipërisë të kombinojnë përpjekjet e tyre për të luftuar këtë situatë absurde që po e mban Shqipërinë në kufijtë e Evropës. Në këtë kontekst, mësojmë se Komisioni Evropian ka shumë pak njohuri për këtë çështje. Me sa duket, ambasadorja e BE në Tiranë refuzon në mënyrë sistematike që të raportojë çështje të tilla tek shërbimi i saj (EAAS). Përkundrazi, duket se shumica e informacioneve mbi çështjen e drogës shqiptare, të cilat marrin vëmendjen e Komisionit Evropian, vijnë nga EuroJust. Në këtë kontekst, zyrtarët e opozitës shqiptare kanë kritikuar ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin – jo vetëm për dështimin e raportimit të trafikut të drogës, por për faktin se haptazi është rreshtuar me një nga palët në procesin zgjedhor. Në të vërtetë, ajo shpesh shfaqet në eventet parazgjedhore pranë Kryeministrit shqiptar, duke nënkuptuar drejtpërsëdrejti se Komisioni Evropian favorizon një parti të veçantë në Shqipëri, në kurriz të të tjerëve. Kjo sjellje diskriminuese e Ambasadores së BE në Tiranë kritikohet ashpër në Shqipëri, jo vetëm nga të gjitha partitë e opozitës, por edhe nga shumica e misioneve diplomatike. Gjatë diskutimit rreth kësaj çështje me një bankier të huaj në Shqipëri, i cili foli për NewEurope nën kushtin e anonimitetit, ai tha se Komisioni Europian duhet të tërheqë menjëherë, jo vetëm ambasadoren e vetë në Tiranë, por edhe të gjithë diplomatët e BE të misionit. Ky është veprimi më urgjent që duhet të ndërmarrë Komisioni Evropian dhe sigurisht ta bëjë përpara zgjedhjeve shqiptare. Së fundmi, është shumë e diskutueshme që, nga njëra anë kemi Parlamentin Evropian që harxhon kohë dhe përpjekje për të çuar qeverinë dhe opozitën e Shqipërisë drejt dakordësisë për një zgjedhje të drejtë dhe në anën tjetër kemi Shefen e Misionit Diplomatik të BE-së në Tiranë, që bën hapur fushatë në favor të Partisë Socialiste në pushtet.

 

 

2 Komente

  1. Z. B. SHBA

    08/05/2017 at 22:36

    Qe kur blihen edhe keto femra me parate e droges, imagjinoni se cfare zinxhiri politik I felliqur eshte pleksur atje me ate miliarder kanabisi, parane e hane dhe ata qe kane rroga te majme, por nuk e hane njerezit e ndershem, prandaj ne shqiperi nuk ka uje, nuk ka drita neper shtepite e populates, uje dhe drita prodhohet dhe ka, por shumicen e ketyre produkteve jetesore e konsumojne ata qe meren me kete mbjellje e trafikim te mallkuar, ata do t’i denoje ZOTI deri ne piken me te fundit, cdo gje qe eshte e jashteligjeshme, eshte mallkim, vetem lotet e nenave e baballareve, per humbjen e femijeve te tyre, vrasjen e tyre, semundjen e tyre e cdo gje e keqe qe vjen nga palo biznes criminal, Rendon mbi shpatullat e ketyre mafiozeve. Zonja MOGERINI duhet te mare masa sa me shpejt, njerez te tille te mos futen me ne vendet ku kane nevoje per mbeshtetje te vertete demokratike. Shpresojme te behet dicka sa me shpejt.

    • qemal shoferi

      09/05/2017 at 17:14

      qemal nuk edi a do te mundeni ta ndaloni kete kancer,sepse rrenjet qe hodhi qeveria e edi rames tashme jane sume te thella,ne qofte se opozita e bashkuar dhe me ndihmen njerezve te rendesishem ete ndershem mund te ja dilni te hiqni keto bajga per te mire e ketij populli me te vertet te vuajtur.Opozita nuk duhet te leshoj asnje me pe,duhet te beje detyren evete pa frike e me vetemohim.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>