Editorial/100 ditët e rekordeve më të zeza të Edi Ramës, 100 thirrje për ta përmbysur sa më parë

berisha-55

Të dashur miq, Noriega me narko-qeverinë e tij sapo kaloi 100 ditët e mandatit të tyre të grabitur! Këto 100 ditë ishin dhe ditët e rekordeve më të zeza, më dramatike në historinë e pluralizmit shqiptar. Ato do të mbeten të gdhendura me zift të zi në muret e kohës si ditët e:

1- Aferës Tahiri-Habilaj, në të cilën Antimafia italiane faktoi me regjistrimet e saj se ministri i Brendshëm i narko-shtetit shqiptar, ishte anëtar kryesor i bandës famoze të trafikut të drogës Habilaj dhe se

2- Edivini, pas kërcënimit publik të Saimir Trafikut, bllokoi drejtësinë dhe nuk lejoi arrestimin e tij duke dëshmuar se ishte skllav i dosjeve të veta si ajo e Xibrakës dhe faktoi se në Shqipëri ishte vendosur në mënyrë përfundimtare Narko-shteti.

3- Po lidhur me aferën Tahiri-Habilaj, u arrestua në Elbasan, Orest Sota, duke transportuar Tahirin dhe miliona euro të këtij të fundit.

3- Rama përsëri fshehu praninë e Tahirit në makinën e Sotës. 4- Operacioni “Forca e Ligjit” u faktua si operacioni “Forca e Krimit!”, Qytetet si Elbasani, Shkodra, Vlora, Durrësi etj, janë tërësisht në duart e bandave të mafies qeveritare, të cilat bëjnë ligjin, vrasin dhe presin ditën për diell.

5- Këto 100 ditë Noriega i shpalli lufte opozitës dhe acaroi klimën politike si kurrë me pare ne historinë e pluralizmit

6- Këto 100 dite neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama realizoi me se fundi ëndrrën e tij, qe te behej ne mënyrë antikushtetuese kryeprokuror i vendit dhe, me shpejtësi te rrufeshme nxori Orest Soten nga burgu e i ktheu pasaportën Tahirit si dhe mbylli me shpejtësi dosjen e vet dhe te vëlla Olsit, dosjen e Xibrakës pra, dosjen e Tahirit, Gjushit dhe te gjitha dosjet e ministrave te tij.

7- Asnjë investim publik apo privat vendas apo i huaj nuk u be këto 100 dite ne Shqipëri!

8- Kulla 24 katëshe Kristaq Rama përzuri nga Shqipëria Sheratonin, emrin me prestigjioz te hotelerisë dhe turizmit qe ekzistonte ne Shqipëri!

9- Këto 100 dite Shqipëria ka prodhuar pas Koresë se Veriut me shume lajme negative se sa çdo vend tjetër ne bote. Për here te pare ne histori mediat e huaja janë hapur me tituj si: “Shqipëria vendi i kanibalizuar nga Kanabis”. “Shqipëria vendi i Narkoshtetit ne Evrope”. “Shqipëria kanabistan”. “Kolumbi ne zemër te Evropës” etj,etj

10- Këto 100 dite shqiptaret zunë vendin e pare ne bote për kërkesat për azil ne France duke lenë mbrapa shume vendet ne konflikt si Siria, Afganistani, Sudani etj. Sot sipas studimeve te pakundërshtueshme ne mbare vendin ulërijnë sirenat e urisë dhe mjerimit. Ne kryeqendrën e vendit Tirane, 10% e fëmijëve hane vetëm një vakt ne dite, 30% e familjeve nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve.

11- Këto 100 dite Edvin Kristaq Rama beri realitet premtimin e tij se ne raste te fitores se Donald Trump, te cilin ai me urdhër te Soros e quajti “turp i qytetërimit”, ai do te prishte marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Ne përputhje me ketë premtim, ai, ne kundërshtim flagrant me interesin kombëtar urdhëroi përfaqësuesen tone ne OKB te votoje rezolutën për dënimin e vendimit sovran te Presidentit dhe Kongresit te SHBA për njohjen e Jeruzalemit ashtu siç është de facto Kryeqytet i Izraelit. Neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama me ketë akt te pabese antikombëtar, antiamerikan,plagosi marrëdhëniet me partnerin tone strategjik me kryesor SHBA, vend i cili ne vitet 20 te shekullit te kaluar shpëtoi Shqipërinë nga copitmi dhe zhdukja përfundimtarë e saj si shtet, dhe ne vitin 1999 çliroi Kosovën, vendin me 95% musliman shqiptar, nga pushtimi shekullor serb! Te dashur miq, këto 100 dite janë 100 thirrje për çdo shqiptar qe te ngrihemi dhe te përmbysim sa me pare regjimin e narko-shtetit te Noriegës se Shqipërisë!

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>