Editorial/Mbrojtja ndaj Arben Ndokës, një tjetër dëshmi se Edi Rama është vetë koka e krimit  

Berisha ne fb

 

Të dashur miq, Edi Rama, në një akt te papërgjegjshëm, pasi mori një goditje të rëndë nga qeveria e SHBA me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin denoncohet prania e një deputeti të dënuar për trafik prostitucioni (fjala është për Arben Ndokën), ju tha shqiptareve, krenar por i menderosur, se në grupin e tij parlamentar nuk ka njeri që të ketë qenë i dënuar apo të ketë probleme me ligjin.

Edi Rama pasi injoroi me zëdhënësen e tij këtë denoncim të rëndë për mazhorancën e qelbësirave, të qeverisë amerikane dy ditë më parë, pasi injoroi deklaratën e ambasadës se SHBA në zbërthim të raportit te DASH, në të cilën thuhet se: “Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të Parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”, doli sot paturpësisht haptas në mbrojtje te trafikantit Ndoka duke hedhur poshtë të vërtetën e pamohueshme. Edi Rama ne vend se ti kërkojë, pas raportit te DASH, largimin e menjëhershëm nga Parlamenti deputetit te tij Ndoka dhe t’u kërkoje ndjese shqiptare për përdhosjen e institucioneve dhe administratës së vendit me dhjetëra e qindra kriminelë, i pregatit atij deklaratën e reagimit skandaloz ndaj raportit të DASH dhe e merr atë në mbrojtje te hapur duke dëshmuar se ai vet është koka e krimit ne këtë vend, është njeriu i kapur kokë e këmbe nga kthetrat e tij.

Zotërinj, lidhjet e Edi Ramës me bandat kriminale me te rrezikshme te Shqipërisë janë universalisht te njohura. Ato nisin me lidhjet e tij te ngushta me bandën e rrugës se Kavajës, me te cilën ndërtoi kinema Republikën dhe emëroi si drejtor kreun e kësaj bande. Rama kishte lidhje te ngushta me bandën e Lushnjes. Ne intercepetimet e prokurorisë se Firences rezulton se Dondollapi e konsideronte Ramën si mik të bandës për tenderët e bashkisë. Rama ka patur lidhje shumë të ngushta me “Hakmarrjen per Drejtësi” dhe i vazhdon edhe sot edhe me te mëdha. Ai ju ka dhëne troje, tendera dhe koncesione ne Tirane por dhe tendera në Vlore. Rama ka lidhje te ngushta me banden e Dritan Dajtit dhe ne vitin 2003 nëpërmjet bandave te tij grabiti 150 kuti votimi.

Ne prokurorinë e shtetit ekzistojnë kilometra biseda telefonike me bandat e tij për ketë afere. Por problemi nuk qëndron në lidhjet e tij te shkuara por në lidhjet e tij aktuale me këto banda dhe boten e krimit. Sot këto banda diktojnë fituesit e tenderave, presin gjoba dhe eliminojnë ata qe nuk paguajnë gjobën.

Rama ka futur ne grupin e tij parlamentar 19 deputete me dosje dhe të dënuar për vrasje, pengmarrje, trafik, droge, prostitucioni. Drejtori i tij për antikorrupsionin ne Këshillin e Ministrave u arrestua nga policia sepse po udhëtonte me targa te makinës së një trafikanti dhe gjate kontrollit ju gjeten dhe targa diplomatike. Vrasësi serial Xhuvani, qe si xhelat ekzekutoi ne 10 min tre të rinj dhe një qytetar tjetër, ishte lidhje e ngushtë e Ramës. Ai drekonte dhe darkonte rregullisht me familjarët më të afërt të Rames. Ky qëndrim i Ramës është i diktuar nga bota e krimit, është vazhdim i akteve tjera si fshehjes për 5 muaj e dëshmisë së Tom Doshit, lirimi i Mark Frrokut pas ndalimit te makinës se tij me kryetrafikant në makinë, fshehjes se kërkesë se Belgjikës pe ekstradimin e Frrokut ne Belgjike për vrasje, nisjen për në Kubë të Arben Frrokut, vrasësit të komisarit Lame të nesërmen e takimit me të në Puke, bllokimin e hapur te marrëveshjes për dekriminalizimin dhe kandidimi i dhjetëra e dhjetëra kriminelëve për këshillat dhe postin për kryetar te bashkive.

Me Edi Ramen ne krye te ekzekutivit muri i krimit do lartësohet çdo dite dhe me shume, imazhi i vendit do te nxihet gjithnjë e me tepër, jeta juaj dhe e fëmijëve tuaj do te behet gjithnjë me e pasigurte, integrimi europian gjithnjë e me i paarritshëm. Ju bej thirrje te mos lejojmë fatin tonë dhe të fëmijëve tanë ne duart e Edi Rames dhe bandave te tij kriminale ne pushtet. sb

 

1 Koment

  1. 55

    31/07/2015 at 12:56

    Dosja duhet të jet sa më e plot për një vendim të prer. Volumi s’ka rëndësi por përmbajtja.