Editorial/Një mender gangster kryeministër

Të dashur miq, pasi përmbyti me dorë njeriu të gjithë zonën e Bashkisë së Vorës dhe Tiranës, duke hapur portat e rezervuarit të Kasharit dhe mbyllur me palma kanalet anësore të autostradës Tiranë-Durrës, Edi Rama vendosi të mbuloj krimin e tij të shëmtuar me një trillim të ulët të padenjë edhe për një gangester ordiner. Ai, në kulmin e vërshimit dhe të rrezikut nga përmbytja të qindra e qindra banorëve në ketë zonë, i bënte thirrje me tellallet e tij kryetarit të bashkisë së Vorës z.Fiqiri Ismaili dhe kryetarit të bashkisë së Kamzes z.Xhelal Meziu të paraqiten në krye të detyrës, ndërkohë që këta dy qeveritarë vendore në krye të detyrës, përballeshin me pasojat e rrebeshit dhe përmbytjes në zonat e tyre. U bëj thirrje banorëve të këtyre zonave dhe bizneseve të ngrenë menjëherë padi penale dhe civile ndaj tij dhe të gjithë atyre që u bënë pjese me natyrën në fatkeqësinë e tyre të madhe materiale.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>