Editorial/Pse duhet të lëvizim nga 88-a e Venecias e të bëhemi me 99-n

rama

 

 

Reforma në drejtësi është vetëm një paragraf larg miratimit. Konsensusi i shndërruar në shifër është 88 e Venecias. Komisioni i Venecias është shprehur në mënyrë eksplicite dhe të qartë se 88 është jo vetëm themeli i konsensusit porse edhe një garanci për moskapjen politike të drejtësi. Pra, ky paragraf pengon që reforma të kalojë nga shiu në breshër. Zëvendësimi i 88 për interesat e 99-shave është një zhvendosje kah çimentimit të ndikimit politik në drejtësi. Reforma nuk mund të ketë si synim krijimin e një sistemi “transvestit”, ku të ngatërrohet “gjinia politike” me gjininë e “drejtësisë”. Qëllimi i kësaj reforme është që të çrrënjos këtë ndikim politik të krijuar gjatë 25 viteve të fundit dhe t’i japë drejtësisë atë pozicion të denjë si pushteti i tretë i një shteti demokratik. Pra, të kemi një sistem drejtësie me një gjini, dhe kjo të jetë interesi i shqiptarëve dhe shteti i së drejtës.

Por, tjetërsimi i paragrafit 88 të Venecias për hir të interesave korruptive të 99-shave nuk është gjë tjetër veçse një ligjërim i korrupsionin dhe i oligarkisë së Ramës. Edvini dhe 99-shat e tij nuk mund të jenë kurrsesi prokurorë e gjyqtarë. Shqiptarëve po u vidhen përditë me qindra milionë euro dhe çka duhet të pasojë reformën është hetimi i këtyre rasteve të hapura të korrupsionit. Pritshmëria qytetare është që të ketë një ndëshkueshmëri të shtetit të së drejtës ndaj këtyre vjedhjeve, por po ndodh më e padëgjuara. Të korruptuarit me Ramën në krye po na shfaqen si “preambula” e një kushtetutë të re, që e shndërron drejtësinë në një paradhomë të Edvinit. Drejtësia pra po del nga një njeri që ka dështuar të jetë i drejtë në familje, në shoqëri dhe në politikë. Drejtësia që po orvatet ta në shitet si “e kulluar” po derivon nga epshet politike dhe korruptive të një njeriu që në vend të peshores së drejtësisë na ka dalë me 99-shat e kandarit.

 

 

1 Koment

  1. albatross

    28/06/2016 at 07:45

    Te gjithe ju te vetequajtur, te ndershem , te neperkembur dhe te perbuzur nga qeveria nuk keni nevoje per 88 apo 99 por per nje 69. T’ja lepini njeri tjetrit se edhe per pak kohe do vazhdoni kështu… Por dita e gjykimit po afron….

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>