Edvini e tha hapur: Në mandatin e ri, vjedhjet do të maten me miliarda  

Meqenëse zgjedhjet e 25 qershorit, Edi Rama i fitoi pa një program të qartë qeverisës, premtimi kryesor i tij për mandatin e ri, orientohet drejt përvetësimit të buxhetit të shtetit. Meqenëse ai ka një mandat 4-vjeçar, vjedhja s’mund të kufizohet, prandaj ai shpalli dje se synon përvetësimin e fondeve për 10 vitet e ardhshme, duke shpallur shpërdorimin e qindra milionë eurove përmes intensifikimit të projektit “Shqipëria, 1 miliardë euro”

 

Edi Rama po e vërteton çdo ditë se ka qëndruar në pushtet vetëm për punët e tij private dhe se s’ka asnjë projekt, propozim a vizion për Shqipërinë e 4 viteve të ardhshme. Ai nuk u ka thënë dhe nuk u thotë asgjë shqiptarëve, përveç ëndrrës së tij që timonin e fituar përmes parave të krimit dhe të drogës ta përdor më së miri për privatizimin e buxhetit. Duke qenë gjithë kohën i fokusuar tek perfeksionimi i metodës së vjedhjes, tek tepsia, sahani, kusia e kazani i pushtetit personal, kryeministri i Shqipërisë i ka harruar qytetarët e vet. Ditën e sotme pritet të mbahet në fakt seanca e radhës parlamentare ku siç e don ‘zakoni’ parlamentar duhet folur për prioritetet, për reformat, për sfidat që kabineti qeveritar premton se do të përmbush në 4 vitet e ardhshme, por Edvini nuk ka projekte. Nuk ka pasur asnjë program as kur doli para shqiptarëve dhe u kërkoi votën. Në ‘paçavuren’ e shpërndarë pranë medieve shërbëtore të tij, flitet me superlativa për program që do të sjellë rritje ekonomike e që do të përthith investime të huaja. Por, Rama dhe i përzgjedhuri i tij për dikasterin e Ekonomisë e Financave, Arben Ahmetaj, kurrsesi nuk kanë për të punuar në këtë drejtim. Me paratë e shqiptarëve ata kërkojnë të rrisin përfitimet marramendëse vetjake. I tillë është edhe projekti “Një miliard për rindërtim”. Por, si mund të flasim për një projekt të tillë kur Qeveria e tregoi kapacitetin e saj me programin katërvjeçar totalisht jashtë fokusit të qytetarëve. Ky projekt që trumbetohet edhe si sfida më e madhe e kësaj Qeverie, por njëkohësisht edhe projekti më i madh që do të sjell ‘bum’ rritje ekonomike është një dështim total dhe një projekt i ngjashëm me skemën e  borxheve greke. Pak muaj para përfundimit të mandatit katërvjeçar Kryeministri Rama pohoi se reformat në ekonomi kanë qenë të suksesshme, por se deri tani kanë kënaqur vetëm ekspertët. Shqiptarët vijojnë të marrinë arratinë pasi vendi i tyre është bërë i pamundur. Kjo qeveri i ka varfëruar familjet. Gjysma e buxhetit të familjeve shkon për ushqime, ku edhe në Afrikë nuk e kanë këtë të dhënë. Andaj është ashiqare se rritja ekonomike për të cilën flet Rama ekziston vetëm në letra. Shqiptarët në 4 vite nuk njohën asnjë projekt apo investim që t’i jepte frymë bizneseve dhe ekonomisë, përveçse fonde me shifra marramendëse të shpërndara në duar e klinetelës në formën e koncesioneve dhe tenderave. Sot Rama flet për zhvillim për projektit 1 mln euro, një rrezik mjaft i madh për buxhetin e shtetit. Kjo skemë e Ramës do të rris përfitimet për klientët qeveritar, duke sjellë zero investime publike efektive dhe që do të shtojnë numrin e të punësuarve. Skema 1 mln euro është tërësisht në dëm të shqiptarëve, ndërsa përmes saj Rama do të çoj deri në fund vjedhjen. Rama në fletushkën e tij flet edhe për një rimodelim e sistemim sa i takon sektorit të turizmit dhe bujqësisë, kur në fakt për 4 vite me radhë turizmi shqiptar jo vetëm që nuk përthith turistë, por edhe ata që erdhën mbetën të pakënaqur nga mungesa e kushteve bazë. Sa i takon Bujqësisë, Rama dhe kabineti i tij investoi plot 3 vite që në tokat bujqësore të kultivohej me shumicë drogë, duke u kthyer në problemin kryesor përveçse për vendin tonë, por edhe për fqinjët e ndërkombëtarët. Ky sektor me Niko Peleshin në krye duket se do të vijoj si 4 vite më parë, pasi Peleshi është ekspert i drogës në pothuajse pjesën më të madhe të territorit të vendit. Rama flet edhe për Shëndetësinë, ku thotë se  deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjitha shërbimet spitalore parashikohet të përgjysmohet, ndërsa Urgjenca mjekësore në territor do të forcohet në kapacitete njerëzore, mjekësore e motorike. Shëndetësia për 4 vite shënoi sektorin më problematik sa i takon pjesë së abuzimit, ndërsa si pasojë e kësaj gjendje një numër rekord mjekësh e infermierësh po lënë vendin e punës duke kërkuar mundësi të reja nëpër Europë. Me Manastirliun, eksperten në vjedhjen  e tenderave dhe koncesioneve, ky sektor do të prek fundin. Së fundmi, kryeministri flet edhe për marrëdhëniet e Jashtme. Në këto vite, Rama ka fshirë nga lista partnerët e miqtë më të afërt të vendit tonë, ndërsa ka mundësuar forcimin e pozitave të Serbisë në Ballkan. Me këtë të ashtuquajtur ‘Program’, shqiptarët do të gjenden në pozita më të vështira se 4 vitet që lamë pas. Ky program në fakt është një certifikim i hajdutërisë, korrupsionit dhe krimit.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>