Edvini kërkon hapjen e negociatave, Komisioneri i kujton se BE do prova dhe fakte

Hahn: Presim rezultate konkrete, jo thashetheme – të luftohet krimi dhe droga

Godina e Kryeministrisë gati sa nuk ju shemb mbi krye Edi Ramës ditën e djeshme, kur i kërkoi Komisionerit për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn që Shqipërisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit në union. Kryeministri gjeti rastin e një deklarate të përbashkët për shtyp me Hahn që t’i bënte kërkesën, që i kishte premtuar shqiptarëve që prej qershorit se do të realizohej në 2018. Për Ramën pasi ai të siguronte timonin do të niste një epokë e re për vendin dhe me nisjen e negociatave do te realizohej një fragment i rëndësishëm i ëndrrës së bukur të 1990. Por këto ishin veçse gënjeshtrat e një vere stresuese për kryeministrin e drogës, pasi fati i Shqipërisë së drejtuar prej tij është në udhëkryq dhe këtë ja kujtoi ditën e djeshme Hahn, duke i thënë se për t’i mbushur mendjen BE-së duhen prova dhe fakte konkrete në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Si çdo herë komisionieri ishte i qartë në mesazhin e tij, duke mos devijuar aspak nga bindja se përmbushja e pesë prioriteteve kyç është kushti themelor, të cilit i është bashkangjitur edhe lufta serioze antidrogë. Pavarësisht se Rama tentoi të varrosë në harresë zërat që theksojnë se jemi shumë larg një marrjes së OK nga unioni për çeljen e negociatave të anëtarësimit, Hahn nuk ra pre e mashtrimeve të kryeministrit dhe i vendosi atij kufirin tek thana. “Kemi arritur sukses në luftën kundër kanabisit dhe krimit, ndaj meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit. Diskutuam për suksesin në luftën kundër kanabisit, sukses i mëshiruar në raportin analitik pas monitorimit të Guardia di Finanzës si dhe për operacionin ‘Forca e ligjit’. Padyshim që sot jemi në kushtet ku mund ta themi me plotë gojë Shqipëria meriton hapjen e negociatave”, tha Rama, duke kujtuar se propaganda do të funksiononte edhe në kushtet e një përballje me të dërguarin e BE-së në vend. Por përgjigja e menjëhershme e komisionerit për zgjerimin e la pa fjalë kryeministrin tonë dështak. “Kur flasim për të gjithë procesin e negociatave është një fakt i bazuar tek meritat dhe ne bazohemi tek faktet dhe jo në thashetheme apo aludime. Vlerësimi ynë varet nga evidencat, provat dhe këto kanë rëndësi. Është mirë se shikojmë se cili është realiteti. Unë përpiqem të bëjë këtë, kryeministri po ashtu, por duhet të bëjmë më shumë për këtë. Sa i përket luftës kundër trafikimit të drogës, apo uljes të numrit të azilkërkuesve është e rëndësishme që ne të merremi me to, dhe kjo na bashkon”, deklaroi Hahn, në tentativën për ta zbritur me këmbë në tokë delirantin e sëmurë që prodhon retorikë, por kurrë nuk është produktiv për interesin kombëtar. Ndër të tjera Hahn i ra edhe njëherë me të gjithë forcën kambanave të alarmit për “peshqit e mëdhenj”. Pavarësisht se nuk ju referua emrave te caktuar, ai theksoi se  Bashkimi Europian pret që në muajt e parë të 2018 të shohë rezultatet e para të Vettingut. “Objektivi i ynë, ka të bëjë me atë që njihet si procesi i Vettingut, dhe unë pres që rezultatet e para t’i shikoj në fillim të vitit”, deklaroi ai.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>