Edvini s’ndalet, tani ishte radha e mediat prestigjioze të Berluskonit

Rama i quan “Le Iene” media kazani – gazetarja kërcënon me reagim zyrtar

Vetëm disa ditë më parë opinioni publik në Itali dhe Shqipëri u trondit nga reportazhi që emisioni investigativ “Le Iene” transmetoi për qytetin e Bulqizës. Aty gazetarja Alice Martineli trajtonte problemin e fëmijëve që punojnë pa pushim në galeritë e mineralit të kromit për të fituar 100-200 lekë në ditë dhe që janë të detyruar të braktisin shkollën për shkak të varfërisë ekstreme. Fëmijët dëshmonin me zë dhe figurë se kjo ishte një mënyrë për të ndihmuar familjet e tyre të varfra dhe gazetarja Martineli i shoqëroi ata përgjatë një dite pune me mineralet. Këto pamje vërtet shokuese u bënë virale duke sensibilizuar, por edhe zemëruar gjithë shoqërinë. I vetmi që e sulmoi gazetaren dhe gjithë punën e saj për të pasqyruar jetën e vështirë të fëmijëve, në zonën e cila duhet të ishte më e lulëzuar e Shqipërisë për vetë mineralin e kushtueshëm që nxjerr nëntoka e saj, është kryeministri i vendit Edi Rama. Në vend që të marrë në konsideratë reportazhin për të punuar për transformimin e jetës së banorëve aty, Rama gjatë një vizite në Bulqizë paturpësisht e mohoi të gjithë këtë situatë. Ai madje shkoi edhe më tej, duke thënë gjithë arrogancë e mllef se reportazhi është bërë nga një media kazani si edhe që pamjet e shfaqura ishin të vjetra dhe nuk i përkisnin aspak periudhës së tij të qeverisjes. “Më erdhi inat me ca italianë se dhe atje kazanë sa të duash ka. Kishin bërë një reportazh të ndyrë për Bulqizën më filmime të vjetra, me fëmijët që turreshin për të mbledhur krom. Faktikisht sot nuk është më si fenomen. Ka raste sporadike, por nuk është më. Po ishin filmime të vjetra mo… edhe e nxjerrin atje: “Ja Shqipëria, turren…tmerr. Tmerr. Çfarë të thuash!”- tha Rama. Por llumi që kryeministri nxorri nga goja për të baltosur punën e denjë të gazetares italiane, mori përgjigjen e duhur nga vetë e “zonja e punës”, e cila e kontaktuar nga Nisma Thurje konfirmoi se xhirimet janë bërë nga datat 14 në 16 tetor të këtij viti. Nqë momentin që gazetares iu sqarua se përse po e pyesnin, pra i gjithë konteksti i ngjarjes së krijuar me kryeministrin, ajo u shpreh se për këtë çështje do të ketë edhe një deklaratë zyrtare nga “Le Iene”. Për më tepër reporterja shtoi se ishte e shokuar se si një kryeministër mund të gënjejë hapur dhe në vend që të merret me zgjidhjen e problemit, shan median që e solli në vëmendje.

Berisha: Për Noriegën e pashpirt, fajin për varfërinë nuk e ka qeveria, por gazetarja italiane që pasqyroi realitetin/ Në drekën që një familje nga Bulqiza shtroi për Edi Ramën dhe ku u diskutua jeta e vështirë e banorëve të kësaj zone dhe kryesisht fëmijëve që detyrohen të braktisin shkollën për të punuar në galeritë e nxjerrjes së kromit, kryeministri i vendit më të varfër të Evropës nxitoi të hiqte fajin nga vetja dhe të hidhte në zbatim propogandën. Ai madje si i pacipë sulmoi dhe akuzoi si pjesë të kazanit edhe gazetaren italiane të emisionit “Le Iene”, e cila përmes xhirimeve pasqyroi realitetin e hidhur të fëmijëve në Bulqizën e pashpresë. Lidhur me këtë sulm të paprecedentë të Ramës ndaj gazetares italiane dhe deformimit të realiteti në Bulqizë, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale. “Dëgjoni Noriegën! Për emisionin televiziv për fëmijët e mjerë të Bulqizës që mbledhin krom, fajin nuk e ka varfëria ku e ka zhytur vendin, por gazetarja italiane, që sipas tij monton filmime të vjetra. Por ajo i përgjgjet po dje se filmimet jane bërë më 14-16 tetor 2017 dhe se Rama ndofta duhet të bej më pak shou dhe diçka më shumë për ata që janë në nevojë! Rracë e pashpirt dhe e shpëlarë!”, shprehet Berisha.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>