Ekskluzive/Ja  shkurtimisht të dhënat dhe provat që lidhin Pellazgët me shqiptarët

pellazget-iliret-shqiptaret-jpg

Do të shpjegoj përse Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Pellazgëve përmes Trako-Ilirëve. Kjo do t’u shërbeje disa shqiptarëve që ende nuk e dinë se kush janë Pellazgët…dhe Shqiptarët. Në qoftë se kam filluar studimet e mia është vetëm falë një frazë në Iliadë (XVI, 234/236) ku ndodhet lutja e Akilit drejtuar “Zeusit” në atë poem epik:

«Zeus mbret, Dodonas, perëndi e hershme, Pellazg, i cili mbretëron mbi Dodonë, në këtë vend të ashpër të Sellëve, të profetëve me këmbë të palara kurrë dhe që flenë përdhé…». Domethënë përfundimisht ZEUSI ishte PELLAZG!

Përsa i takon Zeusit, elementi thelbësor i zanafillës së tij etnike, përveç përputhjeve gjuhësore me shqipen e sotme dhe epiteteve të shumta të Homerit, duke i cilësuar Pellazgët hyjnorë dhe historia e tij “i lindur në një ‘Shpellë’ në malin Ida në Kretë” (fjalë që rrjedh nga gegënishtja «Kre, kretë» dmth toskërisht «krye, kre, krerë» apo kokë), është ajo frazë e përmendur në Iliadë (Kënga XVI, 234/236), e cila provon zanafillën pellazge të Iliadës (e vetmja fraza e shpëtuar nga ndërfutjet e ndryshme dhe që i ka shpëtuar manipulimeve të logografëve grek).

Kjo frazë më befasoi që ZEUSI nuk ishte «grek» (sikur e kisha mësuar, që në vogëlinë time) nëpër libra dhe enciklopedi të ndryshme por ishte PELLAZG gjë që nuk e disha para se të lexoja Iliadën. KY ka qenë SHKAKU që unë fillova të studjoj historinë e lashtë të Greqisë dhe për të kërkuar zanafillën e kombit shqiptar.

Nga kjo fjali e shkurtuar filluan studimet dhe hulumtimet e mia të ndërmarra ka gati pesëdhjetë vjet. Ata më kanë lejuar të zbuloj shumë prova dhe argumente bindëse për të mbështetur se vetëm gjuha shqipe mund të nxjerri në pah gënjeshtrat dhe manipulimet të historisë dhe të «civilizimit grek»: Iliada dhe Odisea ishin poeme epike të traditës gojore PELLAZGE dhe jo greke. Por për të mbështetur më tej këtë bindje të fortë isha i detyruar të ndërmarr edhe studime të tjera shumëdisiplinare në përpjekje për të gjetur «kuadraturën e rrethit» (arkeologji, antropologji, gjuhësi, paleontologji, parahistori, mitologji, etj). Pra Teza ime e paraqitur në Sorbonën e Parizit është kulmi i të gjitha këtyre studimeve dhe kërkimeve. Ja këtu shkurtimisht rezultatet e këtyre studimeve:

Falë poemave epike (Iliada dhe Odisea), të përcjella nga Pellazgët (të cilësuar «hyjnorë» në Iliadë X/429), pushtuesve të rinj helenë, sot dimë se çfarë gjuhe flisnin popujt autoktonë, të cilët banonin në «vendin që do të bëhej Greqi» (Herodoti I/56,58 – II/50,52 VIII/44). Kjo gjuhë e Perëndive («e ndryshme nga ajo e njerëzve» d.m.th e grekëve – cf. Iliada I/ 379 – 415) ashtu siç e cilësonte Homeri, gjuha e «Zeusit pellazg dhe dodonas» (Iliada XVI / 233, 234), është më se e gjallë : gjuha shqipe e sotme, e ruajtur pothuajse e paprekur, qysh prej mijëvjeçarësh, në malet e pamposhtura të rajoneve shqipfolëse, vatra e të cilave është Shqipëria e sotme dhe trojat e saj shqipëfolëse. A nuk ka aty një lloj «fosile të gjallë», e cila na sjell provën se këta Pellazg ishin pikërisht stërgjyshërit e Thrako-Ilirëve dhe të pasardhësve të tyre të fundit, Shqiptarët të sotmë ? Gjuha shqipe a nuk arrin të dekriptojë apo të deshifrojë shumicën e emrave të mitologjisë (e mbiquajtur greke) si dhe teonimet, eponimet, toponimet, oronimet dhe antroponimet të Iliadës/Odisesë dhe të një pjese të madhe të Europës dhe në veçanti të rajonit danubo-ballkano-egjeas?

Mbetjet arkeologjike megalitike apo ciklopike, të cilat gjenden jo vetëm në Ballkan, Egje apo në Azinë e Vogël, por edhe në Europën Perëndimore, fortifikimet e Mikenës, Argosi, Tirintiti apo Pilosi dhe «pelargikoni» (muri i parë rrethues i Akropolit të Athinës) dhe mbetje të tjerë, a nuk janë vërtetuar nga arkeologjia ? Gjithsesi, asgjë «greke» nuk gjendet në të gjitha këto!

Lineari B nuk është gjë tjetër veçse gjuha proto-joniane, d.m.th. «pellazgjishtja e lashtë», nga e cila rrjedh dialekti jonian, eolian dhe arkado-qipriot, paraardhëse të gjuhës greke. Qysh nga Chadwick dhe Ventris (dekriptuesit e linearit B) është besuar (ende besohet) se ky shkrim ka qenë greqishja e lashtë. Një gabim fatal, i cili na ka çoroditur dhe gjithashtu e ka çuar historiografinë dhe gjuhësinë në një qorrsokak të vërtetë. Çuditërisht, që nga gjysma e dytë e shekullit XX (1952), ky aspekt nuk është marrë në konsideratë nga autorë të shumtë modernë ; që nga momenti që u zyrtarizua Lineari B, si të ishte greqishtja e lashtë, stopohen të gjitha studimet dhe hulumtimet lidhur me këtë temë ! Duhët shënuar se Lineari B nuk është një shkrim që na sjell ndonjë informacion historik, socio-kulturorë apo letrarë, sepse shënonte vetëm transaksionet tregtare në regjistra kontabiliteti (shifërat dhe emrat e produkteve të ndryshme, shumica e të cilave ishin të huaj dmth me emra të huaj).

Shkrimi i «diskut të Faistos», i zbuluar në Kretë (shekulli XII para Erës sonë), a nuk është një mbetje arkeologjike e asaj që ka mundur të ekzistojë qysh nga periudha e Pellazgëve ? Ky shkrim (që nuk është ende i deshifruar më saktësi) nuk është gjë tjetër veçse «pellazgjishtja e lashtë» ose, siç e pohon Jean Faucounau, është «proto-jonishtja» (Deshifrimi i diskut të Faistos – 1999). E cila është e njëjta gjë!

Herodoti (V, 58) dhe autorë të tjerë klasikë pohojnë se është Kadmosi Fenikasi (themeluesi i Tebës greke, në Beoti… Tebë, emër që përngjanë emrin kryeqytetit faraonik të Egjiptit !), i cili ka futur alfabetin (bashkëtingëllor) në Greqi dhe të cilit Grekët më pas i shtuan zanoret. Gjithsesi, ky alfabet është në zanafillë të debateve të shumta që ende sot diskutohën. Por Diodori i Siçilisë (V, 74 ; III, 67) pohon se alfabetin nuk e kishin shpikur Fenikasit, por se ata vetëm ia kishin përcjellë Grekëve. Ai e quan këtë alfabet “gërmat pellazge”. Disa autorë modernë i pohojnë këto thënie. Gustave Glotz, për shembull, le të kuptohet se ky alfabet do të jetë përcjellë nga Kreta në vendin e Kanaanit nga Filistinët. Fqinjt e tyrë Fenikasit e kanë sjell atë alfabet në Beoti kur Kadmosi pushtoj vendin e Pellazgëve. [Cf. Gustave Glotz, “Qytetërimi egjeas”, “La Renaissance du Livre”, Paris 1923, f. 437, 438 ; Richard Knight, “Një ese analitik mbi alfabetin grek”, J. Nichols për P. Elmsly, Londër 1791 ; Georgiev, Vladimir Ivanov, “Zanafilla minoane e alfabetit fenikas”, BN-8×242118-Biblioteka onomastike, BN-8×22123 (1950)]

Para poemave epike të traditës gojore (të vetmët shkrime dhe të parat që kanë ekzistuar në Europë, të shkruar vetëm midis shekullit të gjashtë para erës sonë), nuk kemi asnjë gjurmë shkrimi koherent (në kuptimin e saktë të fjalës dmth “jo epigrafi”) të vertetë por kishte vetëm, “epigrafi” të ndryshëm (në gur, stela, potëri, lëkurë, etj).

Megjithëse nuk gjendet asnjë gjurmë shkrimi historik shumë i lashtë (i eliminuar nga pushtuesit grekë ?), dihet që katër «shekuj» të mbiquajtur «të errët» (1200-800 para erës sonë), kanë ekzistuar. Përse pra kjo periudhë nuk na sjell treguesin më të vogël për ekzistencën e grekëve? Kjo ndodh sepse me të vërtetë nuk ka pasur të tillë.

Nëse grekët do të kishin patur stërgjyshër europianë (Gadishulli të Europës juglindore, Egje…), si u shfaqën ata si me magji, pa lidhje të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta, pas katër shekujsh të mbetur krejt memece? Si mundet që një popull që është bërë aq prestigjioz, mund të dilte nga «hiçi»? Si mundet (pa asnjë provë) të nxirret se rrjedh nga ky hiç? Përse nuk është menduar se ky popull nuk mund të rridhte nga Pellazgët (popull autokton dhe me fise të ndryshme), por mund të vinte nga diku tjetër ? Përse janë fshehur pohimet e atyre autorëve antikë, të cilët saktësojnë se Pellazgët, popull barbar (d.m.th jo greqisht-folës), ishin banorët e parë të Gadishullit të Europës Juglindore, Egjeut dhe të Azisë se Vogël, përpara mbërritjes së Grekëve, dhe sidomos ishin paraardhësit e Grekëve dhe jo stërgjyshërit e tyre? Pra, pushtuesit helenë nuk mund të ishin trashëgimtarë të një qytetërimi autokon dhe të mëparshëm në kohë ndaj qytetërimit të tyre!

Shqipëria a nuk na zbulon mbetje arkeologjike paleolitike (shpella, vendbanime…), neolitike (fshatra buzë liqenit…), parahistorike dhe antike (tumuli, shpata, maska apo objekte të tjera të epokës së mbiquajtur mikene)?

Që nga Eratosteni (matematikan që ka jetuar në vitet 276-194 para erës sonë) kronologjia e historisë greke varej nga një ngjarje asnjëherë e sqaruar: Lufta e Trojës, ekzistenca dhe data e së cilës gjithmonë janë të debatueshme. Për fat të keq, e gjithë kronologjia e Greqisë, Egjeut dhe e Azisë së Vogël bazohet në këtë datë hipotetike të shekullit XII para erës sonë : 1193 – 1183. Më pas katër shekujt, të mbiquajtur “të errët” (për të cilët nuk dihet asgjë) e përkeqësojnë këtë hipotezë. Më në fund, që nga nxjerrja në skenë, në vitin 1905, të një ndarjeje prej tri pjesësh nga Evans (i cili ka jetuar në vitet 1851-1941), bazuar në të dhënat arkeologjike, historia e Greqisë u nda në faza, nga ajo që u quajt “Helladike” (e Lashtë, e Mesme dhe e Vonë, e nënndarë në I, II dhe III), çka rrezikon të të shtyjë në gabim, duke na bërë të besojmë se kjo ka lidhje apo mund të ketë lidhje me Grekët (për shkak të referimit të termit Helladë), ndërkohë që këta të fundit, pra Grekët, nuk janë dëshmuar në këto epoka të kahershme. Nisur nga kjo luftë hipotetike e Trojës, Tuqididi (i cili nuk e dinte datën e vendosur nga Eratosteni, meqë ky i fundit ka qenë rreth dy shekuj më pas) ka pohuar (pa asnjë provë) se 80 vjet pas luftës së Trojës Dorianët u shfaqën në Greqi. Asnjë autor tjetër antik, bashkëkohor i Tuqididit, asnjë tjetër përpara tij, me plot të drejtë, nuk e ka cituar këtë datë të shfaqjes së Dorianëve. Gjithsesi, ka ndodhur shumë më vonë që janë futur në llogari këta 80 vite, të cilët janë hequr automatikisht nga fundi i kësaj lufte d.m.th. 1183 – 80 = 1103 (e rrumbullakosur në vitin ~ 1100), datë e vendosur padrejtësisht nga Eratosteni. Disa kanë nxjerrë nga kjo se shfaqja e Dorianëve, e cilësuar si dyndjet doriane apo kthimi i Heraklidëve, ka ndodhur në këtë datë që e rigjejmë ende sot në manuale të ndryshme shkollore apo universitare. Kanë transformuar një “mit” dhe një legjendë në një “realitet” historik dhe këtu qëndron thelbi i problemit.

Ekziston një shkëputje e konsiderueshme, si në planin arkeologjik ashtu dhe në atë shoqëror-kulturor, midis periudhës së luftës hipotetike të Trojës (1193-1183), që fillon periudha e quajtur “Epokat e errta”, deri në fillim të shekullit VIII, datë që duket të jetë ajo e lulëzimit të qytetërimit të vërtetë helen. Shtojmë se, në të vërtetë, për atë kohë nuk ekziston asnjë provë arkeologjike për ekzistencës e një lufte të Trojës. Kjo luftë, e mbiquajtur e Trojës, ka qenë ajo e pushtimit të vonshëm të Azisë së Vogël nga Helenët (Grekët) dhe në mënyrë të veçantë marrja e qytetit të lashtë të Trojës, të shpagëzuar dhe të bërë “Ilion” nga grekët, prej nga ka dalë emri “Iliadë”. A ka patur një lloj transpozicioni të një lufte parahelene të rrëfyer te “Zemërimi i Akilit” (emri i poemës së lashtë i traditës gojore “kthyër” në Iliadë), me një luftë “helene”, e cila të sjell ndër mend emrin “Iliada” që rrëfen pushtimin e qytetit të Ilionit në fillim të shekullit VII para Krishtit ? Kështu mund të shqyrtosh se 80 vitet e Tuqididit korrespondonin me një kronologji shumë më të vonë dhe se kjo luftë e Ilionit grek u zhvillua nga vitet 700 apo 680 para Krishtit (dhe jo në shekullin XII para erës sonë). Nga kjo kuptohet më mirë përse Homeri nuk i ka përmendur Dorianët dhe përse emri i tyre u përmend me ndonjë farë shpeshtie vetëm duke filluar nga Pindari (i cili jetoi në vitet ~ 510 ~ 438). Së fundmi, do të kuptohej më mirë përse emri “Helenë” nuk është dhënë në tërësinë e Grekëve nga Homeri dhe përse këta Helenë nuk folën për veten e tyre gjatë katër shekujve të mbiquajtur “të errët” (1200 – 800 para Krishtit). Kjo do të justifikonte edhe krijimin e një gjenealogjie të vonshme, duke nisur nga një Përmbytje, pra përmbytja e Deukalionit. Duke nisur prej aty filloi të shfaqej emri Helenë, pasardhës të Helenit, biri i Deukalionit, Noea grek. Të gjitha këtyre pikëpyetjeve teza ime provon t`i përgjigjet, të paktën të sjellë disa sqarime.

Qytetërimi, i mbiquajtur miken, nuk ka ekzistuar kurrë me këtë emër që i është mveshur përgjithësisht. Është fjala për një neologjizëm, d.m.th. një emër modern i krijuar nga pseudo arkeologu Heinrich Schliemann në fund të shekullit XIX. Pasi, sipas mendimit të të gjithë autorëve paraklasikë dhe klasikë, i vetmi qytetërim që do të ketë ekzistuar përpara mbërritjes së Grekëve ka qenë qytetërimi i Pellazgëve. Nëse Schliemann do t`i kishte zbuluar thesaret e famshëm jashtë Mikenës, në Korint, për shembull, ndoshta do ta kishte quajtur “korintas” qytetërimin të lidhur ngushtë me rrënojat që do të kishte gjetur në atë qytet. etj, etj.

Në një menyrë të lehtë do të përfundoj këtë shkrim më një ekuacion që rrjedh nga ky silozishëm i qartë: Pellazgët ishin paraardhësit e Thrako-illirëve që flisnin gjuhën e tyre dhe Shqiptarët sot flasin gjuhën e Thrako-Ilirëve, domethënë Shqiptarët janë Pellazgë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>