Ekstradimi i Ismail Morinës në Serbi/ Presidenti Ilir Meta thërret ambasadoren kroate

Vendimi më i fundit i Gjykatës Supreme të Kroacisë, ku justifikohet ekstradimi i Ballist Morinës drejt Serbisë, ka bërë që çështja e tifozit më të njohur të kombëtares shqiptare të ngrihet në nivele diplomatike. Teksa nga Serbia, kriminelë të njohur për drejtësinë paralajmërojnë hapur në media trajtimin çnjerëzor që e pret Ballistin në rast ekstradimi, nga Shqipëria i pari që ka reaguar ka qenë kreu i shtetit, Ilir Meta. Ditën e djeshme gjatë mesditës Presidenti Meta ka thirrur në një takim urgjent në Presidencë, ambasadoren e Kroacisë në Shqipëri, Sanja Bujas-Juraga. Takimi u zhvillua pikërisht kur pritej firma e ministrit kroat të Drejtësisë për ekstradimin e Morinës në Serbi, i vetmi që mund ta anulojë vendimin. Mësohet se Meta i ka shprehur ambasadores kroate shqetësimin në emër të mijëra shqiptarëve, të cilët e gjykojnë si jo të drejtë vendimin dhe mendojnë se siguria e Morinës do të jetë në rrezik në Serbi.

Bashkëshortja e Morinës: Qeveria shqiptare të reagojë lidhur me çështjen e ekstradimit/ Vendimi  i Gjykatës Supreme të Kroacisë për ekstradimin e Ballist Morinës në Serbi, ka trondtiur opinionin mbarë opinionin publik, por më tepër bashkëshorten e tij.  Federica Lo Toro në një prononcim të dhënë për “Report TV” është shprehur se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të evituar ekstradimin e bashkëshortit drejt Serbisë, por ka kërkuar ndihmë nga qeveria shqiptare. Sipas saj procedura e radhës që do të ndjekë është vijimi i kërkesës për azil politik, por qeveria shqiptare duhet të pozicionohet në lidhje me këtë çështje. “Doja të kuptoja nëse është duke u bërë diçka, cili është pozicioni i qeverisë shqiptare. Sigurisht nuk e pritëm mirë ekstradimin. Do të bëjmë çdo gjë që është e mundur për ta evituar. Na duhet edhe mbështetja e qeverisë, mendoj se duhet ta kemi por po presim se cili do të jetë qëndrimi. Do të vijojmë me kërkesën për azil dhe më pas do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i palës kroate. Apeli për drejtësinë dhe qeverinë është ky: Konsideroni që ky djalë i ri është një baba dhe nuk meriton të qëndrojë në burg”, shprehet ajo.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>