Ekstremet e Ramës për të fshehur drogën

edia_rama

Kryeministri është përfshirë në një betejë propagandistike për të bindur ndërkombëtarët se ai është e keqja më e vogël në Shqipëri e nëse s’do ndihmohet të qendrojë në pushtet me forcë, mbi vendin do të bjerë një zezonë destabiliteti. Përpjekjet për t’u paraqitur si viktimë janë një strategji që synon të fshehë të vërtetën e vendit tonë, faktin se jemi kthyer në faktorin kryesor destabilizues në rajon, për shkak se jemi shndërruar në kryeqytetin evropian të drogës

 

Edi Rama i gjendur në kulmin e krizës politike dhe në një përballje të ethshme me kërkesat e drejta për zgjedhje të lira e me standarte, duket se po përdor çdo alternativë të mundshme për t’iu shmangur dialogut e për ta çuar vendin drejt destabilitetit. Dashurinë e tij për të fshehur të vërtetën që lidhet me nevojën e vendit për të pasur në krye një qeveri teknike, Edi Rama është përpjekur në vijueshmëri ta fshehë duke u kapur pas tezës së krizës rajonale dhe orientimit të Ballkanit. Ai beson se përdorimi i tezës nacionaliste është karta që e shpëton nga përgjegjësitë mbi kanabizmin e Shqipërisë dhe shndërrimin e Tiranës në kryeqytetin europian të drogës. Ditën e djeshme në një intervistë të tij të publikuar në prestigjiozen “Politico”, ithtari i shtetit të drogës ka përzier sërish kartat e lojës, në tentativë për tu shkëputur nga kërkesat e shtuara për t’i dhënë drejtim dialogut mesa palëve e për të arritur një marrëveshje për krizën politike. Edvini ka përzgjedhur sërish Kosovën si mundësi shpëtimi nga makthi kanabis që po e stërmundon teksa dhjetëra tonelata sekuestrohen çdo javë në brigjet e Italisë fqinje, duke u shprehur se bashkimi me shtetin bijë mund të jetë alternativë ndaj derës së mbyllur të BE-së. Prijësi i “Sarajeve të Surrelit” ka nisur kështu një fushatë epike për tu endur nëçdo skaj të mundshëm e për të shfrytëzuar çdo tezë, në mënyrë që vëmendja europiane dhe vendase të shamnget nga politika e tij e drogës dhe nga bindja se me narko-paratë e grumbulluara gjatë katër viteve qeverisje do të mund të blejë zgjedhjet dhe besimin e shqiptarëve. Ashtu siç bën çdo fund-muaj, edhe këtë herë Edvini hodhi në fushën e lojës teoritë e terrorizmit dhe kërcënimit që i kanoset Ballkanit nga përplasjet e brendshme në rast të “harresës” europiane. Natyrisht edhe duke ngritur në piedestal dashurinë e tij për Rusinë dhe orientimin drejt saj që mund të bëjnë vendet e rajonit, njësoj si etërit e tij në kohën e diktaturës, Edi Rama tentoi edhe njëherë të manipulonte të vërtetën e t’i hidhte hi syve publikut ndërkombëtar për laboratorët e drogës dhe miliona euro para të pista të fituara nga kjo formë e jashtëligjshme e të bërit biznes që kapo-banda e tij në pushtet ka fshehur në magazinat shtetërore. Kryeministri i çartur po i fryn zjarrit të luftës, konflikteve dhe destabiliteti më shumë se kurrë më parë, pasi dëshiron të ruajë me çdo kusht të paprekura miliardat e përfituara nga oligarkët dhe të afërmit e tij e madje të vazhdojë të qeverisë vendin me mbështetjen e njerëzve të krimit dhe drogës. Ai ka lënë mënjanë interesin e shqiptarëve dhe bindjet demokratike, ndaj edhe në çdo intervistë të dhënë për mediat e huaja tregon bindjen personale për të ndryshuar prirjen europiane të Shqipërisë dhe orientimin  e saj drejt rendit diktatorialo-kanabist, që ai dhe “Rilindja” dëshirojnë të implementojnë me çdo kusht e çdo kosto.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>