Ekstremistët e majtë rrahin barbarisht ata që po mbrojnë Torrën Veneciane nga Veliera e Vangjush Dakos

velenera

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi: “Protestuesit e shoqërisë civile që po luftojnë për të mbrojtur trashëgiminë dhe identitetin e Durrësit dhe Shqipërisë nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahën barbarisht mbrëmë natën nga provokatore që i shërbejnë këtij regjimi bandit. Lëvizja e protestës e shoqërisë civile për një kauzë thelbësisht qytetare po ndeshen me arrogancën dhe harbutërinë e pushtetit në Durrës dhe në Tiranë”

 

Ka pasur variante të ndryshme mbi incidentin e ndodhur mbrëmë gjatë protestës së zhvilluar nga shoqëria civile dhe të rinjtë e PD-së kundër projektit të Veliera në qytetin e Durrësit i cili po ngrihet mbi trashëgiminë e antikitetit. Deputeti i Partisë Demokratike i zgjedhur në qytetin e Durrësit, Oerd Bylykbashi ka reaguar lidhur me ngjarjen e mbrëmshme. Ndryshe nga sa është raportuar deri tani se të rinjtë e FRPD janë rrahur për një vajzë me përfaqësuesit e shoqërisë civile, Bylykbashi thotë, se “ janë pikërisht njerëz të infiltruar nga Rama e Dako ata që kanë prishur protestën”. “Protestuesit e shoqërisë civile që po luftojnë për të mbrojtur trashëgiminë dhe identitetin e Durrësit dhe Shqipërisë nga Veliera e Vangjush Dakos u sulmuan dhe rrahën barbarisht mbrëmë natën nga provokatore që i shërbejnë këtij regjimi bandit. Lëvizja e protestës e shoqërisë civile, që ka mbështetje gjithmonë e me të gjerë publike dhe politikë për një kauzë thelbësisht qytetare që po ndeshen me arrogancën dhe harbutërinë e pushtetit në Durrës dhe në Tiranë, po shënojnë fitore të njëpasnjëshme. Dje u zbulua vendimi i gjykatës së shkallës së parë në Durrës që pezullon çdo punim në Zonën A, por që mbahej i fshehur sepse Dako vazhdon punimet në atë zonë. Të ashtuquajtura grupime rinore aktiviste me prirje majtiste, që shfaqen me telekomandë nëpër protesta pasi këto kanë marrë formë dhe kërcënojnë qoftë edhe imazhin e pushtetit, mbrëmë u infiltruan me protestuesit e shoqërisë civile dhe pas largimit të medias, kanë inskenuar konflikt, e më pas kanë rrahur barbarisht protestuesit. Dy aktivistë u sulmuan në mënyrë të koordinuar me dhunë fizike në grup dhe njëri prej tyre u detyrua të shtrohej në spital. Në një skenar si ai me protestuesit e Zharrëzës, apo me infiltrimin për të prishur protestën e Parkut të Liqenit, etj, ata arritën të prishnin këtë protestë të mbrëmshme, e para protestë që do vazhdonte gjithë natën tek Torra Veneciane. Këto grupime të telekomanduara nga Rama dhe sharlatanët pranë tij po kthehen në rrezik për protestuesit paqësorë që protestojnë kundër kësaj qeverie banditesh dhe kriminelesh. Kamuflazhi rinor dhe aktivizim Çe-guevarist është i pamjaftueshëm për të mbuluar fillin që i komandon. E ç’mund të presësh në një shtet të majtë bandit? Policia dhe prokuroria duhet të ndjekin penalisht deri në fund personat përgjegjës për dhunën fizike të shkaktuar, pa u ndikuar nga interesi i Ramës apo kujtdo sharlatani me pushtet!

Kronika-Protestë për “Velierën”, shoqëria civile kundërshton projektin e Bashkisë së Durrësit/Gjykata e Durrësit me vendimin për pezullimin e punimeve në zonën A rrëzoi të gjithë projektin “Veliera”. Me këtë argument përfaqësues të shoqërisë civile kanë përshkallëzuar qëndrimin e tyre. Ata kanë kaluar mbrëmjen jashtë dhe i kanë kërkuar kryebashkiakut Dako të ndalojë punën. Natën e kanë kaluar pranë Torres Veneciane. Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kanë përshkallëzuar protestën e tyre kundër projektit “Veliera” në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit vendosi ndalim të punimeve në zonën A ku cënohet nëntoka muze e qytetit. Kjo sipas ambientalistit Sazan Guri kthen në nul të gjithë projektin. Themelet e një muri mesjetar, dy topa lufte dhe disa sfera guri për hedhje me katapultë, zbuluar pas punimeve që nisi Bashkia e Durrësit për ndërtimin e strukturës së betonit të “Velierës” u bënë shkak që gjykatat të kërkojnë ndërprerjen e tyre.  Vendimi i gjykatës është apeluar megjithatë Bashkia e Durrësit nuk mund të vazhdojë zbatimin e projekti deri në daljen e një vendimi të formës së prerë

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>