Elvis Rroshi nuk e “lëshon” Kavajën – Ankimon në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit

roshi-2

Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi kundërshton vendimin për shkarkimin e tij. Për këtë arsye ai i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Ankesa ka të bëjë si me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ashtu edhe me atë të Këshillit të Ministrave. Pretendimet qesharake të Roshit nuk përfundojnë këtu, ai i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e disa neneve të ligjit për dekriminalizimin, me pretendimi se bie ndesh me Kushtetutën e vendit

Ka qenë avokati i tij, Theodhori Sollaku, i cili ka depozituar në Kushtetuese ankimimin për vendimin e shkarkimit. “Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë. Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare. Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese”, – argumentoi Sollaku në një prononcim për mediat. Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është një nga peshqit e parë që zuri rrjeta e ligjit të dekriminalizmit, i cili u miratua në dhjetorin e vitit të shkuar. Telenovela Roshi ka qene tepër e gjatë për politikën shqiptare, ati ju hoq mandati nga KQZ-ja me kërkesë të Prokurorisë, sipas së cilës, i shumë përfoluri nuk ishte treguar i sinqertë gjatë plotësimit të formularit të dekriminalizmit.  Pavarësisht se mbi “shumëemërshin” Rosh rëndojnë akuza të rënda ai vazhdon të pretendojnë se ndaj tij po bëhet një padrejtësi e madhe dhe kërkon të jetë përsëri drejtuesi i qytetit të Kavajës. Si për t’i rikujtuar Roshit veprat penale që ka kryer jashtë shtetit ato nuk janë të pakta, por plot tre. Ku ndërmjet tyre rreshtohet edhe përdhunimi pervers ndaj një të miture.  Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Tiranës rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetë deklarimit. Gjithashtu subjekti Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit. Një gjë të tillë e bëri me dije dhe vetë Partia Demokratike, duke folur mbi të vërtetën e madhe se elvis Roshi, ishte një person me të shkuar kriminale dhe se posedonte më shumë se dy emra. Në atë kohë krye socialisti Edi Rama, gjatë replikës së tij tha se kjo është një gënjeshtër e madhe. Pavarësisht se kjo e vërtetë u faktua, Rama mbrojtësi i krimit vazhdonte ta mbronte maniakun Rosh.  Ajo qau vu re gjatë telenovelës aksion Rosh, ishte se vetë protagonisti i saj në muajin maj të vitit 2016 atë e zunë ethet e frikës pasi deklaroi publikisht dorëheqjen, që kurrë nuk u zyrtarizua. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në 29 dhjetor vendosi heqjen e mandatit për dy deputetet Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si dhe kryebashkiakun Elvis Rroshi, pas kishin fshehur të dhënat në formularin e dekriminalizimit. Tashmë pas shpalljes së pavlefshme të mandatit të tij, Kavaja pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, data e të cilave do të miratohet me dekret nga presidenti Bujar Nishani, i cili ka 30 ditë kohë nga momenti i njoftimit zyrtar.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>