Erion Veliaj, hienë e fondeve publike, “shpërndan” ndihma

rama veliaj

 

 

Tashmë është fakt. Jo veç për fondet publike, por edhe për ndihmat e shqiptarëve solidarë, njeriu i caktuar për menaxhimin dhe shpërndarjen e tyre është Erion Veliaj, një “hienë” e fondeve publike. Sipas stilit të Mjaft-it, dje u regjistrua sprova e parë në terren e ministrit Veliaj, i cili tentoi të shpallte hipotekën edhe mbi ndihmat humanitare, tashmë si peshkaqen e hienë e buxhetit të shtetit, por edhe si pronar i fatit të të përmbyturve në Fier e Vlorë. Dje në Ferras atij i treguan rrugën, ndërkohë që është i paralajmëruar se s’do ta ketë më të lehtë në ditët që vijnë

 

Njeriu që gjatë gjithë jetës së tij s’ka punuar as edhe një ditë të vetme, por që figuron me disa llogari bankare qindramilionëshe, me vilë private dhe me një automjet luksoz, ministri i Mizerjes Sociale (siç e quajnë socialistët e vjetër), Erion Veliaj u pa solidarizohej me jugun e përmbytur. Nuk shpërndau ndihma, as dorëzoi rrogën e tij si ministër, duke qenë se të paktën, ky ka qenë një lloj mesazhi sensibilizues për qeverinë e mëparshme. S’bëri as njërën dhe as tjetrën. Faktikisht nga kjo hienë e fondeve publike nuk pritet e kundërta, pasi ai gjithën jetën vetëm ka marrë dhe kurrë s’ka dhënë. Dhe në funksion të propagandës së gllabërimit të fondeve dhe tendencës për të përmirësuar imazhin e tij para qytetarëve, i vijnë në ndihmë edhe disa instrumente të pushtetit, që në fakt s’janë gjë tjetër veçse keqpërdorime të ligjit dhe ushtrimit të detyrës. Kjo ndodhi dje përgjatë vizitës së Velisë në disa zona të përmbytura të jugut si në qarkun e Beratit dhe Fierit. Si pa të keq dhe në mënyrë të turpshme guxoi të shkojë edhe në një prej fshatrave të rrënuar nga përmbytjet në Ferras ku u ndesh me reagimin e ashpër të banorëve për indiferencën cinike të institucioneve shtetërore. Por, për të “mbuluar” dëshpërimin e banorëve, menjëherë nxitoi të nxjerrë lajmin se anëtarët e FRPD e kishin penguar të dëgjonte ankesat e banorëve të përmbytur. E kundërta është e vërtetë. Ishin banorët e irrituar ata që e refuzuan. Në funksion të realizimit të qëllimeve të tij, i vjen në ndihmë shteti policor dhe policia partiake. Përmes një urdhëri të Saimir Tahirit, Policia prangosi dje 4 aktivistë të FRPD të cilët shpërndanë ndihmat në zonat e përmbytura në Fier. Shoqërimi në komisariat është justifikuar me pretendimin se i bllokuan rrugën Erion Velisë gjatë një tubimi aty, në një kohë kur ajo ishte një protestë e banorëve të Ferrasit kundër cinizmit dhe papërgjegjshmërisë së Edi Ramës. Por, Veliaj, sigurisht që u ndje i fyer, pasi protesta e Ferrasit nuk është e vetmja në llojin e saj. Pak ditë më parë ishte Edi Rama ai që u zbua nga fshati Fitore e Vlorës në një protestë të organizuar nga banorët, të cilët u ankuan se gjendja është katastrofike dhe se nga shteti mungojnë edhe ndihmat më elementare si bukë dhe ujë. Të fyer nga ky qëndrim i kreut të qeverisë, banorët reaguan ashpër duke i thënë: “të dh… mu në kryeministër!”. Dje ishte radha e Veliajt që të përballej me zemërimin e ligjshëm të banorëve. Dhe përgjigja e tyre për atë ishte e qartë: “ik zhduku se s’ta kemi nevojën”. Ajo që po bën qeveria me jugun e vendit, aty ku ka siguruar 30 deputetë në zgjedhjet e fundit parlamentare, është e pazakontë edhe për një shtet pushtues. Nuk diskutohet asnjë ndjenjë dhembsurie, humanizmi apo solidariteti qeveritar. Thjesht ata nuk duan të ndihmojnë fatkeqët e përmbytjeve, por nga ana tjetër s’u vjen mirë kur banorët i refuzojnë, i përçmojnë dhe refuzojnë të bëhen pjesë e shout të turpshëm të tyre. E thënë shkurt dhe shqip: ata njerëz po vuajnë për bukën e gojës si dhe duan dhe duhet të dëmshpërblehen ashtu siç e parashikon ligji në çdo gërmë të tij, për çdo dëm të shkaktuar nga katastrofa natyrore. Por kjo nuk është në planet e Ramës dhe të ministrave të tij, ndaj kanë intensifikuar lëvizjet me makinat luksoze në jugun e përmbytur thjesht e vetëm për të fshehur emergjencën dhe për të përhapur lajme se gjendja nuk është ashtu siç duket. Duke nënkuptuar njëherazi se ndihmat do mungojnë, por edhe dëmshpërblimet do jenë të cunguara. Por irritimin e banorëve nuk mund ta ndalim cic-micet e Erion Velisë dhe as gam-gam-et e Edi Ramës. Një atmosferë e tillë ata do t’i përndjekë në çdo vizitë që do të bëjnë në jugun e përmbytur. Dhe s’do mend të kuptohet se s’do jetë në gjendje t’i mbrojë më as Saimiri i Policisë, siç bëri dje me arrestimin e paligjshëm të 4 aktivizitëve të FRPD. Mentaliteti diktatorial për t’i shtypur kokën kujtdo që ngre zërin dhe mendon ndryshe, është ç’rrënjosur 25 vjet me radhë me shembjen e regjimit.