Fakti/Asnjë kandidat për President, dështon gara në raundin e parë

presidenca_19758

Komisioni i Ligjeve ka nisur procedurën e zgjedhjes së presidentit të ri sot pasdite ndërsa ka konstatuar se nuk ka asnjë kandidat për President. “Deri në këtë moment nuk kemi asnjë kandidaturë të paraqitur, raundi i dytë duhet të zhvillohet jo më vonë se 7 ditë nga dita e sotme. Kushtetuta përcakton që çdo kandidat duhet të mbështetet nga të paktën 20 deputetë. Kandidati për president duhet të plotësojë formularët e dekriminalizimit, të plotësojë formularët e pastërtisë së figurës”, tha deputetja Vasilika Hysi që po drejton komisionin e Ligjeve në mungesë të kryetarit Xhafaj që u bë ministër dhe Bylykbashkit që është pjesë e opozitës që ka bojkotuar Parlamentin. Megjithatë sipas Kushtetutës edhe në rastet kur nuk paraqitet asnjë kandidat raundi quhet i kryer.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>