Fakti/Asnjë politikan s’i shpëton mashtrimit elektoral, as “specialisti” Papandreu  

papa_2017_01_09_1212_1483961702

Për një akuzë të pazakontë për një vend si Shqipëria, ku premtimet dhe mashtrimet elektorale janë bërë normalitet, do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 janar, ish-Kryeministri grek dhe ish-lideri i PASOK Jorgos Papandreu. Gjykata e Shkallës së Parë të Athinës do të shqyrtojë padinë e ngritur nga një toger në pension i Marinës Greke, i cili kërkon kompensim për dëmin moral të shkaktuar nga ish-kryetari i PASOK-ut për fyerje të personalitetit të tij nga mosmbajtja e premtimeve elektorale të vitit 2009, kur Jorgos Papandreu u tha grekëve se paratë për daljen nga kriza ishin në arkat e qeverisë, raporton media greke “Protothema”. Panajotis Stamatis kërkon që drejtësia ta dëmshpërbleje me një shumë 260 mijë euro plus  interesat ligjore. Në ankesën e tij ushtaraku në pension akuzon ish-kryeministrin  për tradhti, mashtrimin e votuesve dhe shpërndarjen e informacionit të rremë, akuza të cilat janë të dënueshme me burgim nga tre muaj deri në burgim të përjetshëm. Oficeri në pension thotë se edhe pse votues i Demokracisë së Re u mashtrua nga premtimet zgjedhore të ish-kryetarit të PASOK-ut që premtoi një jetë më të mirë nga partia e zotit Karamanlis, që asokohe kishte ngrirë pagat dhe pensionet. Papandreu i premtoi popullit grek rritje rrogash e pensionesh mbi inflacionin, pension të posaçëm solidariteti dhe ngrirje të faturave  për shërbimeve publike për një kohë 1-vjeçare dhe  përjashtoi rritjen e taksave për të ardhurat e mesme dhe të ulëta si dhe për biznesin. Që nga viti 2009, vazhdon lejtnanti në padi, “gradualisht të ardhurat e mia erdhën duke u ulur, unë nuk mund të shlyeja kreditë e mia dhe rashë në një situatë të padinjitetshme dhe degraduese, të turpshme për një oficer të lartë. Menjëherë pas zgjedhjeve dhe pasi u bë kryeministër ai bëri pikërisht të kundërtën e atyre që premtoi” – thotë ish-oficeri në padinë e tij.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>