Fakti/Diplomati Arben Cici emërohet shef i kabinetit në Presidencë

Arben Cici është personi që është emëruar shef i kabinetit në Presidencë. Cici ka qenë këshilltar i Presidentit Topi. Ai u lind në Korçë më 1960. Pas diplomimit në Universitetin e Algjerit, Fakulteti i Përkthimit (1988), ka punuar si pedagog në Universitetin e Tiranës, Katedra e Gjuhës Frënge (1988-1992). Cici ka një karrierë të gjatë në diplomaci. Nga viti 1992 ka shërbyer, në ministrinë e Punëve të Jashtme, respektivisht në pozicionet ambasador i Shqipërisë në Federatën Ruse, Drejtor i Protokollit të Shtetit, ambasador në Republikën e Kroacisë, Drejtor i Protokollit të Shtetit, Këshilltar Diplomatik i Presidentit të Republikës dhe aktualisht është Ambasador në Mbretërinë e Danimarkës. Mban titullin e Doktorit të Shkencave Historike që nga viti 1999. Aktualisht jep mësim në disa universitete publike dhe private në Tiranë dhe Prishtinë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë e ceremonialit diplomatik. Është autor i botimit të parë të “Ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë” (1988), bashkautor i librit ”Hyrje në teoritë politike moderne” (2009) dhe autor i shumë artikujve shkencorë e publicistikë në fushën e diplomacisë dhe më gjerë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>