Fakti/Reforma në drejtësi shembet në Strasburg, gjithë “ekspertët e lartë” të Edvinit rrëzohen si të padenjë  

gjykata-europiane-e-te-drejtave-te-njeriut-ne-strasburg

Ish-kryeministri Berisha: Prokuroria të nisë hetimet për ketë akt të turpshëm që damkos Shqipërinë në sytë e Evropës

 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i ka refuzuar sërish tre kandidatët nga Shqipëria për këtë gjykatë: Aurela Anastasi, Sokol Berberi dhe Aleksandër Muskaj. Gjykata në fjalë, pas refuzimit të kandidaturave të paraqitura, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria shqiptare që t’i paraqitet një listë e re kandidatësh. Refuzimi i të zgjedhurve të qeverisë shqiptare nga ky institucion i rëndësishëm ndodh në kohën kur Kryeministri Rama po insiston më shumë se asnjëherë të reformojë sistemin e drejtësisë duke filluar me Vetingun, procesin që e ka kthyer në kryefjalën e ditës. Por, si mund të shpresojmë për një sistem drejtësie të pavarur, kur ishin pikërisht këta persona që udhëhoqën hartimin e ligjit të Vettingut për gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë, ndërsa sot po këta janë rrëzuar nga vettingu i Strasburgut. Në shpjegimin e pakët të bërë publik nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg argumentohet se “Jo të gjithë emrat janë mjaft mirë për t’u kualifikuar…”, pra ndodhemi në kushtet e një drejtësie të blerë dhe që synon t’i shërbej veçse interesave të Edvinit. Jo më kot, kryeministri, këta persona pasi i hartuan vettingun, shpresoi t’i shpërblente me një vend në Strasburg. Konkretisht, Aurela Anastasin, një nga ekspertet e kushtetutës që u mor nga “shoqëria civile” dhe iu besua një pjesë e rëndësishme e përshtatjes së platformës Sorros, me legjislacionin shqiptar. Ajo e bëri punën e saj dhe në këmbim Edi Rama ia shleu “borxhin” duke e propozuar në listën e dytë të kandidatëve për në Gjykatën e Strasburgut. Ndërkohë që insistimi tek emri i Sokol Berberit duket se është edhe i gjithë “halli” që Edi Rama ka në plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Strasburgut. Kunati i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, ka qenë i pranishëm në listën e propozuar nga qeveria shqiptare si në rastin e parë ashtu edhe në të dytë. Në të dyja rastet përgjigja ka qenë e njëjtë “ata nuk janë të aftë”. E njëjta logjikë vlen edhe për Aleksandër Muskajn. Vendimi i djeshëm i Gjykatës së Straburgut për të refuzuar listën e “reformaxhinjve” të Edi Ramës në Drejtësi, tregon edhe njëherë se nga kush dhe si u gatua Reforma në Drejtësi. Janë ata pra, “shoqëria civile”, “kunati i shokut Xhemal” dhe ndonjë tjetër derviat i ish regjimit, njerëzit që vunë në zbatim Reformën në Drejtësi, janë ata që përgatitën vettingun për gjyqtarët shqiptarë, dhe sot janë po ata që sot iu pre koka nga vettingu i pamëshirshëm europian, me damkën “të pakualifikuar”.

Reagimi/ Berisha: Shuplakë në surrat për Edvin Kunatin-Prokuroria të hetojë këtë akt të turpshëm që damkos Shqipërinë në sytë e Evropës/ Ish kryeministri Berisha ka reaguar në lidhje me  rrëzimin për herë të dytë të kandidaturave të Ramës për gjykatën e Strasburgut. Në një postim në facebook, ish kryeministri i bën apel Prokurorisë së Përgjithshme që të hetoj këtë rast, pasi sipas Berishës po e damkos vendin në sytë e Evropës. “Të dashur miq, Këshilli i Evropës rrëzon për së dyti në 4 muaj listën e Krye kumbar Edvinit dhe Don Rrugaços për gjykatës në Strasburg. Lista e parë e vettingut të krye kumbar Ramës dhe don Rrugaçios e regjistruar në muret, analet, historinë Këshillit të Evropës si lista famëzezë e kunetërve, u rrëzua sepse përbehej nga Kunat Xhafa, Kunat Kodheli dhe Ndrikullë Rama, pra dy kunetër ministrash dhe një me zi se ata, sepse përveç kunetërve dhe shkuar kunetërve Shqipëria e shndërruar në Banditistan nuk mund t’i besonte kujt tjetër. Pas rrëzimit të listës së parë, krye kumbar Rama dhe don Rrugaçio (sekretari i përgjithshëm i mafies shqiptare) ndërmorën vettingun e dytë, ku në krye të listës vunë kunat Xhafën, duke dëshmuar për së dyti se Shqipëria është e vetmja republikë e kunetërve në planet! Lista u rrëzua me për së dyti si kurrë ndonjëherë në Këshillin e Evropës, sepse për krye kumbar Ramën dhe don Rugaçion, për shumat që i kishin marre kunat Xhafës nuk e hiqnin dot nga lista e dytë. Ky është një turp kombëtar por për vetëm ata qe dinë se çfarë është kombi dhe përfaqësimi i tij, dhe jo kurrë për krye kumbar Ramën dhe Don Rrugaçion, që para xhepit dhe faqes së tyre të zezë nuk venë asgjë tjetër. I bej thirrje prokurorisë së përgjithshme të hetoj me përparësi ketë akt të turpshëm të përsëritur e të papërgjegjshëm që damkos Shqipërinë në sytë e Evropës”, shkruan Berisha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>