Falangat e “Rilindjes” humbasin qetësinë, dhunë në Pukë e Fushë-Krujë

romina-kuci

Skandal/Pre e dhunës së edvinistëve, kanë rënë edhe dy drejtuesve të LSI-së në Pukë, ndërkohë që në të njëjtin rreth është lënduar shefi i shtabit elektoral të Opozitës së bashkuar

 

Partia Demokratike e Shkodrës bën me dije se persona të pa identifikuar kanë dhunuar automjetin e kryetarit të PD-së në njësinë administrative të Fierzës, Gjin Pjetra. Sipas deklaratës, ata i kanë shpuar gomat me mjete prerëse si dhe i kanë thyer xhamat.

“Partia Demokratike i bën me dije të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, se këto akte kriminale që po përpiqen të prishin rendin dhe qytetarinë me thyerje xhamash e makinash dhe dëmtime gomash, jo vetëm që nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre, por ato do të marrin edhe ndëshkimin e merituar para autoritete përkatëse”, thuhet në reagim. Partia Demokratike u bën thirrje organeve përgjegjëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve të saj.

Sulm ndaj shefit të shtabit elektoral të opozitës në Pukë, reagon Nard Ndoka/ Disa persona të paidentifikuar kanë sulmuar dhe shkatërruar me mjete të forta makinën e Shefit të Fushatës Elektorale të opozitës në Fierzë, Gjin Pjetri. Kandidati demokrat në qarkun e Shkodrës, Nard Ndoka e ka cilësuar këtë sulm si një akt të rëndë. Sipas Ndokës ky akt vandal është bërë për arsye xhelozie nga kundërshtarët politikë, të cilët ndihen të frikësuar nga forca në rritje e opozitës së bashkuar ën zonën e Fushë-Arrëzit. Ai i ka bërë thirrje Policisë së shtetit që të zbardhë sa më parë ngjarjen dhe të vërë pas hekurave autorët. ‘Akt vandalist ndaj automjetit të Shefit të Fushatës Elektoral në Fierzë, të Bashkisë Fushë Arrëz, Z.Gjin Pjetri. Gjatë takimeve elektorale në fshatra të thellë të Bashkisë Fushë Arrëz kemi lëvizur me automjetin fuoristrade të Z.Gjin Pjetri, së bashku edhe me kandidatin e PD-së për Pukën Z.Prel Gjoni. Të frikësuar dhe xhelozuar nga mbështetja elektorale në rritje ndaj alternatives politike te ‘Opozitës së Bashkuar’, individë kriminale dëmtuan automjetin e parkuar, gjatë kohës qe ne zhvillonim takime me banore të zonës përreth. Kërkojmë nga Policia e Shtetit zbardhjen e menjëhershme të këtij akti vandalist dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij akti kriminal!’, shkruan Ndoka në Facebook.

Dhunohet kryetarja e LSI-së në Pukë: Na zunë pritë njerëzit e PS-së/ Kryetarja e LSI-së së Pukës, Saimira Laçi dhe kryetarja e LGI-së, Romina Kuçi janë dhunuar nga disa persona ditën e sotme. Kandidatja për deputete, Saimira Laçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Fushë Arrëzit. Perona të ende panjohur i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin dy gratë dhe më pas i kanë goditur ato. Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.

Goditet një tjetër aktivist i LSI/ Meta: Derisa krimi të ketë Haki drogën atje, kjo do të ndodhë/ Një aktivist i LSI u godit me levë në kokë në Fushë Krujë. Personi i dhunuar është Blerim Çela. Mësohet se ai ka qenë pranë zyrave të LSI-së kur është hapur dera. Çela është vizituar në spital nga Ilir Meta, të cilit i kanë shpjeguar me detaje çfarë ndodhi. “Hyri një burrë i armatosur, e qëlloi me levë. Kur reaguan ata, ai u drejtoi armën. U largua me një Audi” ka thënë Nora Malaj, ndërsa Ilir Meta e vizitoi të plagosurin në spital. Meta ka pyetur Nora Malajn nëse reagoi policia, më pas komentoi: “Policia e shtetit e Shqipërisë që duam, Shqipëri e krimit. Derisa krimi të ketë Haki Çakon atje, Hakiun e drogës, kjo do ndodhi”. I plagosuri ndodhet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>