FBI mbaron hetimin: Hillary Clinton del e pafajshme

 

 

Drejtori i FBI-së, James Comey (Xhejms Komi) tha dje se agjencia e tij nuk po rekomandon ngritjen e një padie federale kundër Hillary Clinton, në përfundim të hetimit njëvjeçar mbi mënyrën se si ka përdorur një server privat për postën e saj elektronike kur ishte Sekretare e Shtetit. “Ndonëse ka evidencë shkeljesh të mundshme të statuteve lidhur me përdorimin e informacionit të klasifikuar, sipas gjykimit tonë asnjë prokuror i arsyeshëm nuk do të ngrinte një padi për këtë rast”, tha Comey gjatë konferencës për median.

Fushata e ish-senatores nga Nju Jorku tani mund të marrë përsëri frymë lirisht, pasi hija e procesi gjyqësor ndërkohë që kandidon për presidente mund të kishte fundosur shanset për zgjedhje. Hillary Clinton gjithësesi do të përballet me një pjesë të madhe të elektoratit që mendon se ajo nuk është e besueshme dhe që dyshon se pati trajtim të favorizuar nga ligji.

Fushata e ish-senatores nga Nju Jorku tani mund të marrë përsëri frymë lirisht, pasi hija e procesi gjyqësor ndërkohë që kandidon për presidente mund të kishte fundosur shanset për zgjedhje. Hillary Clinton gjithësesi do të përballet me një pjesë të madhe të elektoratit që mendon se ajo nuk është e besueshme dhe që dyshon se pati trajtim të favorizuar nga ligji.

Përfundimet e hetimeve nga FBI kanë vlerë rekomanduese. Tani çështja do t’i kalojë Departamentit të Drejtësisë, që është edhe institucioni që vendos nëse do të paditet dikush.

Tre ditë më parë, FBI mori në pyetje vetë Hillary Clinton që ishte edhe momenti që shënoi një lloj maksimumi të spekullimeve lidhur me atë çfarë do të ndodhte. Biseda që zgjati rreth 3 orë e gjysëm në selinë e FBI-së në Washington DC, zakonisht bëhet kur FBI ka mbaruar së hetuari dhe kthehet te personi i dyshuar. Shumica e analistëve nuk jepnin më shumë se dy javë kohë deri në deklaratën publike të FBI-së. Ajo erdhi për tre ditë.

Donald Trump ishte sinjalizuar njëfarësoj. Ai njoftoi në rrjetet sociale se sipas informacioneve që kishte “Hillary Hajdutja” nuk do të paditej dhe pastaj u ankua se sistemi është i manipuluar.

Më të mërzitur do të jenë mbase mbështetësit e Bernie Sanders që prisnin me shpresë se ndonjë padi e fortë kundër Hillary Clinton përpara Kuvendit Kombëtar të partisë do të bindte superdelegatët të përmbysnin votën e zgjedhjeve paraprake ku Hillary Clinton mori gati tre milionë më shumë vota demokratësh se Sanders.

Ruben Avxhiu

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>