Flamur Noka dhe Ermonela Felaj përplasen tek Komisioni i Sigurisë për dëmshpërblimet nga përmbytjet

Noka:Nuk më ndërpret as Rama, jo më Salmonela, qytetarëve ua bënë me hile duke mos shpallur gjendjen e emergjencës

 

Komisioni i Sigurisë në mbledhjet e tij të fundit është shndërruar në një arenë përplasjesh të ashpra, kryesisht midis kryetares socialiste Ermonela Felaj dhe nënkryetarit demokrat Flamur Noka. Edhe mbledhja e djeshme, ku temë e diskutime duhet të ishte situata e përmbytjeve dhe dëmshpërblimi i të dëmtuarve ka qenë e tensionuar dhe situata është shfrytëzuar nga anëtarët e mazhorancës në komision për t’u larguar e për të mos dhënë llogari për mënyrën sesi po kompensohen dëmtimet nga vërshimi i ujërave nëpër banesa. Noka dhe Felaj janë përplasur sërish, teksa deputeti demokrat i ka kujtuar me ironi anëtarëve të majtë se nuk e ndal dot as kryeministri Edi Rama në pasqyrimin e së vërtetës, e jo më një Salmonelë. “Nuk merrem me ty, unë, oj vajzë. Më dëgjo mua të flas këtu, nuk ma ndërpret dot fjalën Edi Rama, jo më Salmonela”, tha ai. Në këtë moment Felaj, e cila prodhoi të gjithë tensionin duke mos lejuar deputetët e opozitës të shprehin të vërtetat e situatës post përmbytje, ka deklaruar të mbyllur mbledhjen, duke falenderuar deputetët e duke u larguar bashkë me anëtarët e tjerë të PS-së në komision. Largimi i tyre ka shtyrë Nokën të ngrejë tonin dhe ai madje është ulur në vendin e Felajt duke vazhduar mbledhjen. Ai argumentoi se qeveria e Edi Ramës me qëllim nuk e shpalli gjendjen e emergjencës, sepse nuk ka ndërmend të dëmshpërblejë asnjë nga banorët për atë çfarë ndodhi si pasojë e neglizhencës dhe mos investimit në bujqësi, nëpërmjet pastrimit të kanaleve kulluese, hidrovoreve dhe forcimit të argjinaturave.

Debati:

Felaj: Jo, fjalën e ka kërkuar z.Murrizi. A ka mundësi ta dëgjojmë z.Murrizi?

Noka: (I rrëmben mikrofonin): Jo, se do të flas unë!

Felaj: Çfarë është kjo histori njëherë?

Noka: Po ç’është kjo histori: kur them unë do të flas, mos më trego…

Felaj: Po do të diskutojë ai….

Noka: A ka mundësi që kur kërkohet fjala nuk thuhet “nuk ka fjalë”? Kaq!

Felaj: Lëri këto sjellje, se nuk të pinë ujë!

Noka: Pusho! Pusho! Pusho!

Felaj: Je dhe burrë, jemi nga një zonë dhe merresh me këtë histori.

Noka: Nuk merrem me ty unë, merrem me fjalën time. Oj vajzë, shko mëso rregullat. Nuk ka nevojë për respektin tënd askush, dëgjo këtu.

Felaj: Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj. Mbledhja mbyllet këtu! (Largohet nga mbledhja bashkë me deputetët e PS)

Noka: Qëndrimi i opozitës në këtë situatë ka qenë për të treguar solidaritet njerëzor, ndryshe nga ju që s’e keni bërë kurrë. Hile qytetarëve mos iu bëni! Dëmshpërblim do të thotë gjendje emergjence. Kur nuk shpallet gjendje emergjence, ju “i keni futur gishtin qytetarëve” dhe nuk i dëmshpërbleni. Qeveria e Partisë Demokratike ka dhënë 30 milionë euro dëmshpërblime, sepse janë shpallur gjendjet e emergjencës dhe është vlerësuar dëmi, duke dhënë dëmshpërblimin. Fjalën s’ma ndalon mua as kjo Salmonela, as askush, se kemi fituar diku!

Braimllari: Rama dhe ministrat nuk ndihmojnë të përmbyturit, por bëjnë show/ Pas kësaj, deputeti Endrit Braimllari foli lidhur me situatën e përmbytjeve duke theksuar se qeveria ka dhuruar shfaqje, ndërsa shqiptarët përballonin të vetëm situatën në kohën kur lumenjtë dolën nga shtrati. “Qeveria bënte show, ndërkohë Shqipëria nën uje. Kjo qeveri nuk përfaqëson interesin e qytetarëve. Arsye e mos shpalljes së emergjencës civile ka të bëjë me faktin se ky kryeministër nuk mbron interesat e qytetarëve, nuk do t’i dëmshpërblej qytetarët sipas ligjit te emergjencave. Nuk ka asnjë përfaqësues qeverie në zonat e përmbytura. Nuk po vazhdon faza e ndihmave për banorët që po qëndrojnë në këtë dimër të ftohtë. Ministrat dhe Kryeministri të lenë shoë dhe t’i shërbejnë qytetareve”, tha Braimllari.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>