Fleckenstein zyrtarizon krizën politike: “Zgjedhjet e qershorit në Shqipëri, kyç për hapjen e bisedimeve me BE”

flekeshtine

Pak para fillimit të vizitës dhe takimeve në Shqipëri raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein nënvizon se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve me BE. Në një intervistë për Deutsche Wellen, Fleckenstein thotë se do dëgjoj në Tiranë edhe shqetësimet e opozitës që po proteston në rrugë

Raportuesi Knut Fleckenstein thotë se qëllimi i vizitës së tij në Tiranë është i trefishtë. Në një intervistë për Deutsche Welle, Fleckenstein thekson se zgjedhjet e Qershorit mbeten kritike dhe faktor kyç për hapjen e negociatave me BE-në. Eurodeputeti nënvizon se do të dëgjoj edhe pretendimet e opozitës në lidhje me protestën që po mbahet. “Së pari Parlamenti Evropian sapo ka miratuar raportin e përgatitur prej meje. Për mua është e rëndësishme të flas me të gjithë aktorët aty, si shoqërinë civile ashtu edhe në politikë për të diskutuar për ato që thotë parlamenti. Këtë e pason qëllimi i dytë, zbatimi konkret i reformës në drejtësi, kaq e rëndësishme për vendin, me qëllim që në vjeshtë të fillojmë,  bisedimet e anëtarësimit. E treta lidhet me pritshmëritë tona lidhur me zgjedhjet, e në këtë kontekst do të kem me vete edhe rekomandimet e ODHIR-it”.

I pyetur ne lidhje me protestat e opozitës dhe mosbesimin e saj tek kjo qeveri për zgjedhje të lira Flackenstein tha:“Opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve. Se sa realiste është kjo, për këtë dua të krijoj një përshtypje, kur të jem këto ditë në Shqipëri. Sigurisht do të takoj edhe përfaqësues të opozitës”. Eurodeputeti pyetet edhe për shqetësimin e opozitës për blerjen e votave, sipas saj me paratë e drogës dhe krimit. Ai shprehet se  kjo akuzë duhet të provohet fillimisht, e është gjithmonë e vështirë ta bësh këtë para zgjedhjeve.“Por të gjithë ata që marrin pjesë në këto zgjedhje duhet ta dinë, se nëse këto zgjedhje nuk zhvillohen me korrektesë, atëherë do të ketë një problem për hapjen e negociatave me BE-në. Prandaj do të varet shumë nga ajo se sa palët në zgjedhje do t’i respektojnë rregullat e lojës që njihen në Evropë për zgjedhje të lira e të ndershme”. Fleckenstein mbështet mendimin se vlerësimi i zgjedhjeve është moment vendimtar.“Nuk mund të fillosh me implementimin e reformës në drejtësi dhe të bësh zgjedhje jo demokratike dhe jo duke respektuar kriteret ligjore. Kjo do të ishte një shenjë, se Shqipëria nuk është ende gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e rëndësishme që në lista të mos gjenden kandidatë me të shkuar kriminale, të mos blihen votat. Para të atyre që kultivojnë drogën ka, këtë e di, por ato nuk duhet të përdoren për gjëra të tilla. Por kam edhe dyshime që ky është një problem vetëm i njërës anë”.

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>