FMN rrëzon dyshen Rama-Ahmetaj, rritja ekonomike nuk do të jetë 4%

Vasili: Budallenjtë duartrokitën heqjen e TVSH, po bëjnë të njëjtën gjë për rikthimin e saj

Xhelati i ekonomisë Edi Rama dhe marioneta e tij Ahmetaj e vendosur në krye të Ministrisë së Financave vetëm për të vjedhur paratë e taksapaguesve, kanë deklaruar në mediat e qeverisë se rritja ekonomike gjoja do të na jetë 4% në vitin e ardhshëm. Por këtë absurditet që e artikulojnë vetëm dy të krisur, që kërkojnë të falimentojnë ekonominë vendase me PPP, koncesione dhe TVSH për biznesin, e ka rrëzuar ditën e djeshme Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke përkeqësuar parashikimin për ekonominë shqiptare për vitin e ardhshëm. Në raportin e fundit të Prespektivës Ekonomike Globale, që u publikua dje, FMN deklaroi se ekonomia shqiptare në 2018 do të rritet me vetëm 3.7 për qind, nga 4.1 për qind që vlerësohej më parë. FMN i ka kutjuar edhe njëherë Edi Ramës se  rritja e ekonomisë shqiptare është produkt i qeverisë së Sali Berishës, që arriti të sjellë në vend investime madhore, siç janë gazsjellësi TAP dhe Kaskada e Devollit. Sipas Fondit me mbarimin e këtyre dy projekteve, ekonomia do të ngadalësohet. Shqetësues është fakti se sipas raportit, rezulton që përveç vitit aktual, FMN e ka rishikuar me ulje parashikimin për rritjen ekonomike për të gjithë horizontin afatmesëm deri në vitin 2022. Përkeqësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë vjen në një kohë kur situata e ekonomisë globale është përmirësuar ndjeshëm dhe kjo do të thotë se shkaqet e uljes së vlerësimit për Shqipërinë janë të brendshme të lidhura me menaxhimin e ekonomisë nga qeveria. Në katër vitete fundit, kur vendi u drejtua nga Edi Rama, nuk është bërë i mundur afrimi i ndonjë investimi të huaj, për të mbështetur rritjen e kërkesës në ekonomi. Por rritja më e dobët ekonomike nuk është lajmi i vetëm i keq nga Fondi Monetar për Shqipërinë, sepse ky institucion nga Tirana pak ditë më parë paralajmëroi qeverinë se me projektin e saj “1 Miliardë”, ka marrë përsipër rreziqe shumë më të mëdha për financat e vendit. Sipas FMN, situata kaotike e koncesioneve dhe detyrimet që ato mund të sjellin në të ardhmen për buxhetin e shtetit kanë rritur rreziqet për financat publike të Shqipërisë.

Vasili: Budallenjtë duartrokitën heqjen e TVSH, po bëjnë të njëjtën gjë për rikthimin e saj/ Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili është një nga figurat e jetës politike, që e ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme vendimin që pritet të marrë qeveria për rikthimin e TVSH-së për biznesin e vogël. Në një postim me tone ironike të ditës së djeshme, Vasili i kujton qeverisë së Edi Ramës se ishte vetë ajo që e hoqi TVSH dhe duket e çuditshme, sesi merr përsipër ta rikthejë atë për të rrënuar mijëra biznese të vogla. “Çudi e madhe me këta budallenjtë e çdo lloji, varieteti e gjatësie qofshin. Vetë i bënë duart gjak e duartrokitën me të madhe kur ia hoqën TVSH-në biznesit të vogël dhe po vetë prapë i bëjnë duart gjak dhe po duartrokasin me të madhe tani që po ia vënë TVSH-në prapë”, shprehet Vasili.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>