Fushata e Republikës së Re në Peqin/“S’ka marrëveshje me zullumin, në koalicion me qytetarët”

pqein

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tregoi banorëve të Peqinit efektet e planit të tij ekonomik, ndërsa shpjegoi se nuk do të ketë marrëveshje pas 25 qershorit me Republikën  e Vjetër. Në bashkëbisedim me banorët, kreu i PD u tregoi për pullën fiskale që do të mbaj larg tatimorët

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u tregoi banorëve të Peqinit efektet e planit të tij ekonomik, ndërsa shpjegoi se nuk do të ketë marrëveshje pas 25 qershorit me Republikën  e Vjetër. Në bashkëbisedim me banorët, kreu i PD u tregoi për pullën fiskale që do të mbaj larg tatimorët. “Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende pune i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër”, u shpreh Basha. Kreu i opozitës u foli qytetarëve për masat konkrete të planit të tij. “Vendosim këtë pullën dhe po u kap inspektor këtu do ta pijë e zeza, do të shkojë në prokurori. Nuk do të shkojnë më paratë as për koncesione as për pllaka, as për palma, por tek brezi i ri dhe shtresat në nevojë. Por që të ndodhë kjo duhet të kemi biznesin e fortë, duhet të kemi ekonominë e fortë”, tha Basha, duke theksuar garancinë që do japë pulla fiskale. “Ata për ndjekje penale, jo biznesi për ndjekje penale”. Mesazhi i Lulzim Bashës për qytetarët, një javë para zgjedhjeve, është i qartë. “Ju shoh të bashkuar, ju shoh të vendosur për atë që do të ndodhë më 25 qershor.  Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s’ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë. Kemi ekipin, kemi planin, kemi vendosmërinë dhe do ta çojmë deri në fund. Mos lini derë pa trokitur pa u çuar lajmin njerëzve. Republika e vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi”.

Mediu në Domje: Votoni Partinë Demokratike, do t’iu siguroj mirëqenie/Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e një lagjeje në Fushë Domje. Në prani edhe të kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili dhe dhjetëra simpatizantëve dhe përkrahësve, Mediu shpalosi programin politik dhe ekonomik me të cilin “Republika e Re” vjen para qytetarëve, me angazhime konkrete dhe synimin madhor për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur qeveria Rama. Mediu në fjalën e tij theksoi se për tre muaj në ‘çadrën e lirisë’, e djathta shqiptare protestoi me qëllimin e vetëm dhe madhor, sigurimin e votës së lirë që qytetarëve. “Nuk ka gjë më të rëndësishme se vota, liria për t’u shprehur-nënvizo Mediu,-pasi kështu ne vendosim të ardhmen për vete dhe fëmijët tanë. Por qeveria me anë të krimit dhe korrupsionit kërkon të na blejë ne, të na vendosë një çmim”. Më tej Mediu u shpreh edhe në lidhje me prioritetet ekonomike që program i “Republikës së Re” parashtron për qytetarët, ku forcimi I ekonomisë individuale dhe familjare do të jetë drejtimi kryesor në të cilin do të punohet, me anë të uljes së taksave. Një tjetër takim mjaft i përzemërt ishte edhe ai që Mediu zhvilloi me banorët e një lagjeje tjetër në Domje, ku i pranishëm ishte edhe një prej figurave të Partisë Demokratike, Jemin Gjana. Zoti Gjana, i bëri thirrje banorëve të Domjes që të votojnë për nr.6, Partinë Demokratike, si e vetmja forcë që është përpjekur gjithmonë për banorët e kësaj zone. Gjana duke kërkuar votat për Partinë Demokratike i ftoi banorët që secili prej tyre të mendohet dhe të shikojë ndryshimet në gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale, gjatë qeverisjes socialiste dhe asaj demokratike. Ndërkohë që para fermerëve të kësaj zone, Mediu u shpreh se Partia Demokratike do të investojë 150 milionë euro në bujqësi, ç’ka do të sjellë një ndryshim rrënjësor, në menaxhimin e këtij resursi, që do të jetë burim kryesor për ekonominë shqiptare. Në fund të fjalës së tij, Mediu u bëri thirrje banorëve të Domjes, që të votojnë për nr. 6, Partinë Demokratike, e cila është mundësia e vetme për mirëqenie dhe siguri për banorët e Domjes dhe të mbarë Shqipërisë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>