Fushata në PD/Basha: Akti i parë, bashkimi i brendshëm – shitblerja e votës shoqëroi 25 Qershorin

basha

Basha dhe Selami në Korçë, bashkëbisedim para demokratëve/Lulzim Basha dhe Eduard Selami u përballën në një debat dhe bashkëbisedim me demokratët e Korçës. Kandidatët ndanë me demokratët analizën e tyre për zgjedhjet dhe paraqitën vizionin që kanë për të ardhmen, për drejtimin e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij para demokratëve korçarë, Basha ka deklaruar se PD nuk bëri pakt me krimin për të ardhur në pushtet, por paraqiti një program dhe alternativë që do t’u mundësonte shqiptarëve daljen nga humnera. Selami në fjalën e tij tha se mënyra për t’u rikthyer është për t’i parë gabimet ashtu siç janë

 

Në fjalën e tij para demokratëve korçarë, Basha ka deklaruar se PD nuk bëri pakt me krimin për të ardhur në pushtet, por paraqiti një program dhe alternativë që do t’u mundësonte shqiptarëve daljen nga humnera. Kreu i PD theksoi se akti i parë për t’u rikthyer fuqishëm është bashkimi i brendshëm. “Ne nuk bëmë dhe as nuk do bëjmë pakt me krimin për të ardhur në pushtet. Ne ishim partia e vetme që erdhi me një program, me një ofertë, me një alternativë, që erdhi nga nevojat e qytetarëve të cilat nuk i shfletuam gazetave dhe revistave dhe as nuk i shpikëm në laborator politik, por bashkë i prekëm këto 4 vite. Me dhjetëra herë unë kam qenë bashkë me ju tek biznesi i vogël i Korçës, tek fasonët, tek prodhuesit, tek agrobiznesi, tek fermerët, tek pensionistët, tek studentët. Ka qenë kjo prekja e realitetit që e bëri programin tonë realist në problemet më akute që kërkonin zgjidhje. E bënin ambicioz në zgjidhjet që ofronin brenda filozofisë politike të së djathtës dhe plotësisht të realizueshëm dhe të buxhetuar. Por ç’rëndësi ka kjo, kur nuk ka proces, kur nuk ka zgjedhje. Kur pala tjetër nuk ofron asgjë. As program, as plan, as vizion. Sepse e gjithë fushata, ishte tek shitblerja e votës. Nuk ka shqiptar që se kupton diferencën mes partive që shesin e blejnë votën dhe përdorin bandat dhe partisë së vetme që ka vlera, parime, ka program, ka zgjidhje. Kuotën morale ta bashkojmë me forcën tonë numerike dhe politike. Akti i parë, bashkimi i brendshëm”, tha Basha.

Selami: Mënyra për t’u rikthyer është për t’i parë gabimet ashtu siç janë/ Eduar Slemai para demokratëve korçarë bëri analizën humbjes së zgjedhjeve, ndërsa theksoi se mënyrë më e mirë për t’iu rikthyer është për t’i parë gabimet ashti siç janë dhe mbi të gjitha për t’i pranuar. Demokratizimi i brendshëm sipas Selamit është çelësi për fitimin besimit të njerit-tjetrti në mënyrë që më pas edhe votuesit të besojnë ata. “Mendimi im është që kjo humbje nuk ishte e papritur. Kjo humbje kishte kohë që ne e shikonim si demokratë. Dhe nuk është humbja e parë dhe fatkeqësisht nëse nuk e shikojmë këtë humbje dhe të gjejmë shkaqet e saj, kam frikë se do ta kem shumë të vështirë të rikthehemi. Mënyra për tu rikthyer është për ta parë në sy dhe për ti parë gabimet ashtu siç janë. Nëse do ta përmbledh me një fjali, arsyeja e humbjes tonë dhe e humbjes së shpresës së shqiptarëve është largimi nga demokratët. Fatkeqësisht, Partia Demokratike nuk funksionon më si parti demokratike e bashkëkohore dhe nuk ka demokraci të brendshme që ne meritojmë. Është për të ardhur keq. Me shumë prej jush njihemi që nga 90-ta. Ne jemi sot më pak demokratë dhe funksionojmë në mënyrë më pak demokratike seç kemi funksionuar në fillimet tona. Le të marrim një shembull. Unë kam qenë deputet dhe kam pasur nderin tu përfaqësoj ju në vitin 1992 në Korçë. Por keni qenë ju ata që keni dhënë aprovimin si degë që unë të vija e të kandidoja në emrin tuaj. Të gjitha propozimet atëherë kalonin përmes aktivit të degës me propozime nga seksioni, me propozime nga grup seksionet derisa shkonin deri lart. Fatkeqësisht ne u larguam nga kjo traditë. Fatkeqësisht sot demokrati pyetet shumë pak ose aspak. Dhe kjo nuk është vetëm në degën ku unë jam, në degën në Tiranë por kjo është kudo sepse unë jam përditë me demokratët dhe komunikoj me ta. Unë mendoj se po ti rikthehemi demokratizimit të brendshëm, kur të fitojmë besimin e njëri-tjetrit, atëherë ne do të kemi të drejtë të na besojnë edhe votuesit tanë, simpatizantët tanë dhe qytetarët shqiptarë. Për mendimin tim ky është thelbi i kësaj analize. Këtu duhet të rikthehemi. Duhet të rikthehemi tek vendosja e rregullave dhe funksionimi demokratik brenda vetes tonë. Nuk mund të jemi ne shpresë për shqiptarët dhe garanci që do të veprojmë në të njëjtën mënyrë për forcimin e shtetit ligjor kur ne shkelim rregullat e lojës tonë”, tha Eduard Selami.

Kronika – Gjana: Më 15 korrik caktojmë qendrat e votimit për mbi 100 mijë anëtarë/Komisioni Elektoral i Partisë Demokratike, njofton se të gjithë anëtarët e PD që kanë një kartë anëtarësie të cilitdo vit, që nga viti 91 e këtej, por nuk e kanë emrin në regjistrin elektronik të anëtarësisë, të paraqiten deri me datë 12 Korrik pranë degëve të PD ku banojnë, ku sipas udhëzimit, do të futen në një listë shtesë, për të bërë të mundur votimin me 22 Korrik, për zgjedhjen e kryetarit të PDSH . Sipas kryetarit Gjana janë mbi 100 mijë anëtarë të regjistruar që kanë kartën dixhitale, por që kësaj liste shtesë të anëtarësisë së vjetër, pritet t’i shtohen  anëtarësime të reja. Para pak ditësh, ky komision pas mbledhjes së parë të tij nxori një udhëzim të posaçëm për procedurat zgjedhore. Sipas udhëzimit, në çdo degë të PDSH-së në rrethe do të ngrihet qendër votimi.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>