Fushata në PD/Selami i nis takimet nga Lezha: “Do jem një lider perëndimor, vendosim meritokracinë”

selami

Eduard Selami i njohu demokratët e Lezhës me platformën e tij që e cilësoi si fituese dhe konfirmoi se nga kjo garë, Partia Demokratike do të dalë më e fortë. Selami premtoi afrimin e partisë tek vlerat e qendrës së djathtë. Ai e quajti problemin më të madh në Partine Demokratike, mungesën e demokracisë së brendshme dhe premtoi vendosje të meritokracisë dhe respektim të rregullave të lojës

 

Ish-kryetari i Partisë Demokratike deri ne vitin 1995, Eduard Selami, pas 22 vitesh kërkon sërish mbështetjen e demokratëve për t’u rikthyer në drejtimin e partisë më të madhe të së djathtës.

Fushatën Selami e ka nisur në qytetin e Lezhës, ndërsa ka theksuar se humbja e thelle në 25 qershor nuk vjen si rezultat i strategjisë së PD-së ne javët apo muajt e fundit, por është një problem edhe me i thellë. Mungesa e demokracisë së brendshme është themelore për krizën që ka Partia Demokratike, sipas tij. “Kam bindjen që aty ku janë krizat janë dhe oportunitetet që ne të dalim më të fortë nga kjo gjë. Kam besim të patundur që së bashku nga kjo garë, që do të jetë një garë civile, demokratike brenda shtëpisë, ne do të dalim më të fortë. Ka ardhur koha që shumë gjëra ne si demokratë ti shikojmë në sy, të gjejmë dhe arsyet kryesore se përse ne nuk arritëm të fitonim në këto zgjedhje”. Selami me ton të shtruar dhe argumente për rëndësinë e vendosjes së meritokracisë në bazë të çdo vendimmarrje si dhe hapjen e partisë, mori vëmendjen e demokratëve të pranishëm. “Për fat të keq PD nuk funksionon në strukturat e saj, në organizimin e  saj, në përzgjedhjen e kandidatëve mbi bazën e vlerave më të mira të demokracisë dhe konkurrencës. Meritokracia nuk është fatkeqësisht themeli i karrierës në PD. Ne këtë e dimë, e ndjejmë, ne këtë duhet ta korrigjojmë. Ka shumë prej tyre që më thonë që përse merr pjesë në një garë e cila duket që është e pabarabartë. Kritikëve të mi u them që është më mirë një tokë e punuar keq, se një tokë e lënë djerrë”. Në Lezhë Selami u përball me pyetjet e militantëve, qe lidheshin me qëndrimin e tij ne SHBA, vizionin apo rolin e tij ne ketë fushate elektorale. Ish-kryetari i PD-së tha se listat e deputeteve dhe kryebashkiakëve nën drejtimin e tij  nuk do jene ekskluzivitet i kryetarit por i degëve të partisë. Përvoja e fituar në perëndim u shpreh Selami, e bëjnë atë një kryetar demokrat që respekton kontributet ne parti dhe rregullat e lojës.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>