Gazeta Austriake ‘Der Standard’ i përplas Ramës në fytyrë, të vërtetën e hidhur për Gramoz Ruçin  

“Keni zgjedhur në krye të Kuvendit simbolin e komunizmit”

Gazeta Austriake ‘Der Standard’ i ka përplas Edvinit në fytyrë të vërtetën e hidhur për Gramoz Ruçin. Në intervistën e dhënë për këtë gazetë, Rama është ndeshur me pyetjen e gazetares se përse ka zgjedhur një figurë të komunizmit si kryetar Kuvendi, ndërsa kryeministri shqiptar është vënë në siklet, duke u munduar të shfajësohet për zgjedhjen dhe njëkohësisht të shfajsojë simbolin e komunizmit. Rama ka prekur edhe çështjen e integrimit të vendit, ndërsa nuk ka ngurruar të sulmojë europianët për mosnisjen e negociatave. I pyetur nga gazetarja se përse presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker flet për pranimin e Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025, por nuk përmend Shqipërinë, Rama tha se nuk duhet lexuar në këtë mënyrë deklarata e tij. Sipas tij, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur pasi kanë nisur negociatat. E vërteta e fare e thjeshtë. BE nuk mund të pranojë kurrsesi pranë saj një shtet që është shëndërruar në një plantacion të madh kanabisi, ndërsa krimi dhe korrupsioni mbeten në nivele të larta.

Kryetari i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka qenë ministër i Brendshëm në vitin 1991, kur katër persona u vranë në demonstratën e Shkodrës. A keni kryer hetime brenda Partisë Socialiste për këtë kohë?

Ka pasur një hetim gjyqësor dhe ai është liruar nga të gjithë akuzat e çmendura. Përse duhet të hetojë tani partia? Unë jam prej kohësh drejtues i kësaj partie dhe kam qenë udhëheqës i lëvizjes antikomuniste. Partia Socialiste, që unë drejtoj, nuk ka lidhje me të kaluarën…

Edhe pse keni një ish-ministër të Brendshëm…

Që ka qenë ministër i Brendshëm në një periudhë tranzitore, pra pas kohës së revoltës. Ai ka vepruar me maturi, për shkak se si ministër i Brendshëm ka organizuar zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme. Gjatë këtyre zgjedhjeve humbi presidenti komunist. Pjesa tjetër është e pakuptimtë, për shkak se unë nuk e kuptoj se si mund të diskutohet kjo në vitin 2017, kur ne kemi miratuar një ligj që lejon publikimin e të gjitha dosjeve nga periudha komuniste. Dhe ne kemi punuar me Gjermaninë për një vit për të dalë me këtë propozim. Ne kemi hapur “Shtëpinë e gjetheve” dhe Bunk’art, në mënyrë që njerëzit të merren me të shkuarën. Ne po ashtu kemi kompensuar të gjithë ish-të burgosurit politikë që janë gjallë. Dhe tani ti më flet për ish-ministrin e Brendshëm?Po, sepse është simbol i kësaj kohe. A ka diskutime brenda partisë tuaj për këtë?

Jo, sepse partia është shkëputur nga e shkuara prej shumë kohësh. Ai nuk është simbol për asgjë, ai është vetëm objektivi i një mënyre barbare të të bërit opozitë, ku personat thjesht demonizohen. Unë jam i kënaqur që tani parlamenti po funksionon si parlament dhe jo si një klub pijanecësh- si disa muaj më parë

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>