Gazeta italiane “Roma”: Guardia di Finanza ndodhet në Tiranë për të hetuar skandalin e mbetjeve të rrezikshme

gazeta-roma

Super skandali i 1300 kontejnerëve të mbushur me tonelata mbetje të rrezikshme, për të cilat ka dyshime të forta se janë groposur në territorin e vendit tonë ka vijuar të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave dhe autoriteteve italiane. Gazeta italiane ‘Roma’  ditën e djeshme ka shkruar se në Itali ka nisur një hetim i gjithanshëm për skandalin e 1300 kontejnerëve, të cilët dyshohet se janë zhdukur në territorin shqiptar. Në artikull theksohet gjithashtu se Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Franco Roberti ka urdhëruar një hetim të koordinuar për të ndjekur të gjitha aspektet kriminale të këtij biznesi, ku është përfshirë mafia italiane e plehrave. Sipas gazetës ‘Roma’, në ambasadën e Italisë në Tiranë dhe atë në Shkup është shtuar prania e oficerëve të Guarda di Finanza, të cilët mësohet se janë duke hetuar itinerarin e 1300 kontenierëve që kanë humbur rrugës. Të dhëna rreth hetimeve të tyre në Tiranë e Shkup nuk janë bërë publike, por gazeta ‘Roma’ shkruan se ka dyshime të forta që politika e Tiranës të ketë bashkëpunuar me trafikantët e mbetjeve në këtë veprimtari të paligjshme.

Me VKM të shtatorit 2016 Edi Rama ka bërë të ligjshëm importin dhe kalimin tranzit të mbetjeve të rrezikshme/ Megaskandali i mbetjeve të rrezikshme, me të cilin lidhet fortë qeveria e Edi Ramës, i zbuluar nga mediat italiane duket se dita-ditës do të thellohet shumë më tepër. Teksa në Shqipëri pllakosi heshtja menjëherë pas bllokimit që iu bë në Kuvend ligjit të mbetjeve të miratuar nga qeveria, por të kthyer nga presidenti, Rama me të vetët ka realizuar në fshehtësi të plotë atë që do të lehtësonte punën e “Ecomafias” për të përdorur Shqipërinë në pazaret e mbetjeve të rrezikshme. Kryeministri ka firmosur një vendim qeverie ekzaktësisht atë për “Lëndët e rrezikshme kimike”, duke i dhënë kështu ligjshmërinë importit dhe kalimit të tyre tranzit në vendin tonë. Siç raporton portali SYRI.net si kjo VKM është firmosur në fund të muajit Shtator të vitit 2016 (periudhë kjo që përkon me kohën kur janë zhdukur 1300 kontejnerët) dhe vendimi është marrë pa diskutime dhe pa praninë e gjithë ministrave në mbledhje. Kështu gjatë muajit Shtator, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim me firmën e kryeministrit Edi Rama, për tranzitin e mbetjeve radioaktive dhe vendimin i plotë i qeverisë është mbajtur i fshehtë për publikun dhe shoqatat e ambientalistëve shqiptarë. Hartuesit duket se janë kujdesur që për një pjesë të mirë të operacioneve import-eksport të dhjetëra lëndëve të rrezikshme kimike dhe radioaktive të ruhet fshehtësia e plotë nga publiku, media dhe shoqatat ambientaliste të interesuara. Në kreun X të kësaj VKM-je, pika 2, shkruhet; “Autoriteti Kombëtar i Përcaktuar mbron informacionin konfidencial, që merr nga një palë apo shtet tjetër, siç është rënë, reciprocikisht, dakord”.

Ministri Koka e pranon: Në vend kanë hyrë 10 kamionë me goma të përdorura/ Çështja e 1300 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme, të cilat sipas një investigimi rezultojnë të kenë humbur në territorin shqiptar falë një lidhje të ngushtë të “Ecomafias” me qeverinë e Edi Ramës vijon të mbetet ende një çështje e nxehtë. Për investgimin e mediave italiane ka folur gjatë ditës së djeshme edhe ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili tha se importi dhe tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme në vendin tonë është i ndaluar me ligj ndërsa. Por ministri ishte plotëisht i qartë kur vetë pohoi se ka dijeni për 10 kamionë me goma të përdorura që janë futur në Shqipëri. “Edhe në ligjin e 2011 në Shqipëri është e ndaluar me ligj tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme. Është një sasi prej 10 ngarkesash, 10 kamionë të tranzituara në drejtim të Kosovës me goma të përdorura”, tha Koka teksa prezantoi databasin që do të japë një pasqyrë të qartë të sistuatës së mbetjeve në vend.

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO

    08/03/2017 at 15:56

    Ne prag te zgjedhjeve, Rama paguan me parate e droges te gjithe ata qe manipulojne me dosjet e krimineleve, e pikerisht tani, qe t’i kete te gatshem per te destabilizuar vendin ne castin e humbjes se tij, S. Tahiri po mbledh armet, me qellim qe te furnizoje kriminelet njesoj si ne ’97, prandaj duhet nje nderhyrje e shpejte e SHBA per gjithcka, mos pranoni zgjedhje pa elektronike, ata po pergatisin me ane te ndryshimit te identiteteve te shtojne numrin e popullsise, njesoj sic bente enveri, ku ne cdo familje kishte nga 3 mbiemra, ne ne trungun familjar te nenes kemi 3 mbiemra, kurse mbiemri original eshte ndryshe, vetem germa e pare eshte e njejte, nga BEO qe eshte ne te vertete, behen BEJKO, BREGU DHE BEGO. PO keshtu e kane dhe tek bashkeshorti I’m, keto besoj se jane bere per te humbur gjurmet e ketij komuniteti CAM, me qellim perfitimi te atyre pasurive te palujteshme, mbase ata kane falsifikuar dhe kane perfituar, prandaj dhe gjithe keto justifikime dhe zvaritje, prandaj, pa regjistrim te rregullt, mos beni zgjedhje. A. Bare duhet te kalbet ne burg pas gjithe atyre vrasjeve, ose ne te kundert do mare shpeblimin e duhur nga familjaret e te vrareve.