Gazeta opinionbërëse “The American Spectator”: “Soros kontribuon për një vatër kanabisi si Shqipëria”

foto-24

Apeli/SHBA të ndërhyjë për të shkatërruar lidhjen e tij me një të inkriminuar si Edi Rama

Gazeta amerikane “The American Spectator” ka publikuar ditën e djeshme një artikull të gjatë mbi Shqipërinë, ku theksi vendoset tek disa të vërteta shqetësuese si kanabizmi i vendit, lidhjet e Edi Ramës me krimin, abuzimet me pushtetin dhe paratë e shqiptarëve, por mbi të gjitha trajtohet hollësisht raporti personal i kryeministrit shqiptar me filantropin George Soros. Artikulli i titulluar “Kontributet e Xhorxh Soros për një vatër kanabisi” nis me deklaratat e Ramës kundër zgjedhjes së Trump-it president e vazhdon me pyetjen se sa gjatë do të vazhdojë SHBA të mbështesë rrjetin e socialistëve në Shqipëri që janë të lidhur me krimin, që natyrisht i drejtohet kreut të ri të shtëpisë së Bardhë.

Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama, është i vetmi udhëheqës i huaj që erdhi në SHBA vitin e kaluar dhe nuk e mbështeti kandidaturën e Donald Trump, ndoshta me urdhër të shokut të tij të ngushtë, George Soros. “Zoti na ruajt nëse Trump fiton nominimin republikan”, – u shpreh Rama për CNN. Më tej, ai vijoi: “Trump do të dëmtojë shumë Amerikën dhe jo vetëm Amerikën, por gjithë botën”, parashikoi artisti profesionist 52 vjeçar. Megjithatë, Rama vazhdon të përfitojë nga një program masiv i USAID-it i menaxhuar nga gruaja e tij e dytë dhe për të manipuluar ambasadën e SHBA, ndërkohë që ai e drejton vendin në terren, ndërsa nxit kaos në Maqedoninë fqinje. Politika amerikane në Shqipëri ka nevojë për një kthesë në drejtim të kundërt … Është e thjeshtë: Shqipëria është një rrëmujë. Fuqia e dytë më e madhe politike të vend, Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin dhe refuzon që të hyjë në zgjedhjet deri sa në krye të qeverisë të jetë Edi Rama. Ndërkaq, ish-disidentët politikë dolën në rrugët e Tiranës muajin e kaluar për të protestuar emërimin nga ana e Ramës të ministrit të ri të brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka qenë hetues gjatë regjimit shtypës të Enver Hoxhës, ndërsa vëllai i tij është i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Hoxha burgosi rreth 100 mijë njerëz në burgje dhe kampe çnjerëzore; rreth 5500 u ekzekutuan pa gjyq. Midis të eliminuarve kishte poetë, shkrimtarë, intelektualë dhe klerikë të krishterë. Papa Françesku lumturoi 38 martirë shqiptarë vitin e kaluar. Në mënyrë të pabesueshme, 27 vjet pas shembjes së komunizmit, politika shqiptare është ende e trazuar nga klane grabitqarësh të fuqizuar gjatë diktaturës së frymëzuar nga Stalini e më pas nga Mao. A dështoi Perëndimi në përpjekjet të ndihmonte Shqipërinë të hynte në rrugën drejt demokracisë? Krejt e kundërta, Shqipëria ka marrë asistencë të zgjeruar nga institucionet perëndimore, përfshirë Bashkimin Evropian dhe qeverinë amerikane. USAID shpenzoi 60 milionë dollarë vetëm për sektorin e drejtësisë në periudhën 2000-2015, shpesh duke u koordinuar me  Open Society Foundation të George Sorosit gjatë administratës së kaluar. “Interesimi zyrtar i SHBA koincidon me aktivitetin e Sorosit. Është e vështirë të dallosh ku fillon interesi i njërit e ku mbaron interesi i tjetrit. Interesi i tij u bë sinonim i politikës amerikane”, thotë gazetari Erl Murati. Por ndihma e Perëndimit kryesisht forcoi një shtet jofunksional, duke pasuruar një rrjtet nipotik. Kjo ndihmë nga jashtë po ndihmon Partinë Socialiste dhe “kolonën e pestë” të OJQ-ve aletate të përdorin dhunën si një prej taktikave kryesore për të marrë pushtetin kundër konservatorëve. Plani i Sorosit për Shqipërinë u realizua më 2013, kur Partia Socialiste e Edi Ramës mundi Partinë Demokratike, një fitore e paraprirë nga dhuna.

Provë e pamohueshme

Shqipëria figuron vërtet në zgjedhjet në SHBA më 2016. Publikimi i emaileve të Clinton nga WikiLeaks verën e kaluar zbuloi një provë të rëndësishme: Atë që miliarderi evazor i taksave George Soros udhëzoi Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton të ndërmerrte një aksion specifik, më saktë të ndërhynte në Tiranë për Edi Ramën, duke çuar në protestat e dhunshme në rrugë në janar 2011. Stafi i Clintonit u përgjigj menjëherë. Brenda pak ditëve, një i dërguar i BE i sugjeruar nga Soros, diplomati sllovak Miroslav Lajcak mbërriti atje. Në atë kohë Rama ishte kryebashkiak i Tiranës dhe lider i opozitës, e angazhuar në një luftë për pushtet me Partinë Demokratike, e cila e kishte mundur ngushtë dy vjet më parë. Rama nxiti demonstratat – ku u vranë katër persona dhe u palgosën mbi 150 – për të protestuar kundër korrupsionit të qeverisë, zbuluar nga një video e regjistruar fshehtazi nga ministri i Ekonomisë, e cila tregonte se si ai urdhërohej nga zëvendëskryeministri Ilir Meta për të bërë mashtrime me kontratat publike e marrë ryshfet. Të dy ishin nga LSI, në atë kohë në koalicion me PD. Në sipërfaqe, Edi Rama, ish-basketbollist, i shndërruar në arstist, pastaj politikan, duket tip cool dhe trendy, ose të paktën ky është imazhi që përpiqet të japë. I zgjedhur si kryebashkiak më 2000, pas dy vjetëve si Ministër i Kulturës, Rama bëri përshtypje me lyerjen e blloqeve të ndërtesave me ngjyra të gjalla. Ai krijoi një reputacion ndërkombëtar si novator post-modern, duke treguar, për shembull, në një TED Talk në Selanik se si projekti i tij për lyerjen e ndërtesave ndihmoi në uljen e kriminalitetit, ndonëse nuk ka ndonjë provë për këtë. “Pasi ndërtesat u lyen, njerëzit nisën të hiqnin qepenat e dyqaneve. Në rrugët e lyera patëm mbledhje taksash 100%, teksa normalja ishte 4%. Njerëzit pranonin ta paguanin pjesën që u takonte, sepse e kuptuan përmes ngjyrave që qyteti ekzistonte”, mburrej në një bisedë me Guardian. Rama ka lidhje fisnore me komunizmin. Nga nëna ka lidhje me Spiro Kolekën, anëtar i Byrosë Politike, i afërt me Enver Hoxhën. Dokumentet kanë zbuluar se ai mori pjesë bashkë me Hoxhën dhe anëtarë të tjerë të Byrosë në ekzekutimet e antikomunistëve. Babai i Edi Ramës, Kristaqi, ishte skulptor dhe anëtar partie, i cili diktoi një linjë të ashpër në kontrollin e arteve. Ai ishte anëtar i Komitetit Qendror dhe në fund të viteve ‘80 shërbeu në kryesinë e Kuvendit Popullor. Në atë pozicion, më 1987, refuzoi faljen e Havzi Nelës, një poet i dënuar me vdekje për propagandë kundër regjimit. Pas rënies së komunizmit, kur aktivistë të rinj politikë bashkoheshin me PD, Rama u rreshtua me kuadrot e vjetër në partinë e riemëruar Socialiste. “Pesha e rëndë e komunizmit është ende mbi shpinat e shqiptarëve”, shpjegon Stephen Suleyman Schëartz, gazetar dhe themelues i Qendrës për Pluralizëm Islamik, i cili jetoi në Ballkan në fundin e  viteve’90. “Partia Socialiste e Shqipërisë është thjesht Partia Komuniste e zbukuruar. Ata e shohin vendin me një pamje grabitqari. E shohin si frigoriferin apo fermën personale, pronën e tyre, vetëm se tani nuk kanë më kampe përqendrimi dhe nuk vrasin më”. Ndërkaq, Fondacioni i Sorosit, i hapur më 1992, kultivonte një elitë të re, me kuadro të rinj, shpesh bij të gardës së vjetër. Ai evidentonte talente të rinj për t’u shkoIluar jashtë me bursa dhe u jepte OJQ të reja për t’i drejtuar. Një kusht i pathënë: përfituesit e tij nuk mund të ishin fetarë, sepse poltikat e Sorosit e kundërshtojnë besimin dhe vlerat tradicionale. Rama ishte brenda kësaj turme. Më 2010 Rama u martua me gruan e katërt, Linda Basha Xhillari, atëherë anëtare e bordit të Open Society, anëtarë të të njëjtit klan.

Rilindja e Ramës

Në përgatitje për zgjedhjet parlamentare, Rama bëri dy lëvizje të forta. Rregulloi një foto me Barack Obamën dhe farkëtoi aleancën me armikun. Së pari, në një takim për mbledhje fondesh në San Francisco, Rama arriti të bënte një foto me Presidentin e SHBA. Përdorimi i fotos në fushatë kishte efekt të madh, sepse shqiptarët janë shumë pro-amerikanë, veçanërisht pas luftës së Kosovës më 1999. Por fotoja rezultoi të ishte në shkelje të ligjit. Shqiptaro-amerikani Bilal Shehu, një shofer limuzine nga Neë Jersey, bleu dy bileta nga 40 mijë dollarë për mbrëmjen e fondeve dhe më pas, në vend të gruas së tij, mori atje Ramën. Shehu dhe biznesmeni Ëilliam Argeros më vonë pranuan se kishin marrë një donacion 80 mijë dollarë nga Tirana për të blerë biletat. Kontributet e huaja për fushatat presidenciale janë të paligjshme. Rama mohon të jetë pas kësaj skeme. Disa thonë se janë para droge, e cila lulëzon në vend. Arritja e dytë parazgjedhore e Ramës ishte bashkimi i forcave me Ilir Metën, politikani që u filmua më 2011 në marrëveshjen korruptive dhe që solli demonstratën dhe vdekjet e shkatërrimin në rrugët e Tiranës. Aleanca Rama-Meta prishi koalicionin qeveritar të drejtuar nga PD. Sot Meta është Kryetar i Parlamentit. Bashkë me disa parti të tjera të vogla, Aleanca për Shqipërinë Evropiane e Ramës fitoi zgjedhjet e vitit 2013. “Rilindja fitoi”, deklaroi lideri egocentrik. Tre muaj më pas, ai festonte me mikun e tij Soros në dasmën e tretë të miliarderit. Si kryeministës, Rama e mbushi kabinetin me një përzierje të gardës së vjetër dhe elitës së re. Garda e vjetër përfshin Gramoz Ruçin, lideri më i fuqishëm socialist pas Ramës. Ai drejton grupin parlamentar. Dikur, ishte ministër i brendshëm. Pastaj vjen elita e re, si për shembull Ditmir Bushatri, ministër i jashtëm që më 2013. Bushati përfitoi nga mbështetja e Srosit kur studionte në Universitetin e Harvardit. Pastaj u kthye dhe shërbeu si koordinator kombëtar i Open Society Foundation për të monitoruar suksesin drejt integrimit evropian. Prej andej shkoi në parlament dhe udhëheqjen e PS. Ose shihni Erjon Veliajn, ministri i parë i Ramës për mirëqenien sociale dhe rininë, i zgjedhur kryebashkiak i Tiranës më 2015. Kredenciali kryesor i Veliajt për të drejtuar një ministri që manaxhonte 30% të buxhetit të shtetit ishte udhëheqja nga ana e tij e një OJQ-je të quajtur Mjaft, krijuar nga Open Society Foundation. Strukturat e Sorosit projektuan që njerëzi si Bushati e Veliaj të udhëheqin vendin, bashkë me shumë të tjerë që luajnë role kyç në qeveri e media. E përbashkët midis të vjetërve dhe të rinjve është, për fat të keq, një qëndrim grabitqari kundrejt shtetit, bazuar në të dhënat ekonomike dhe opinionit publik.

Kanabisi dhe korrupsioni

Si ka ecur Rilindja pothuajse katër vjet më pas? Shkëlqyeshëm, nëse merresh me drogë. Keq, nëse je qytetar i rregullt. Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit për Evropën, sipas një raporti të këtij viti nga Europol. Dikur Shqipëria ishte një nga prodhuesit, bashkë me Bullgarinë, Kosovën e Serbinë, por tani i ka spostuar të gjithë. Prodhimi i kanabisit është burimi kryesor i të ardhurave nga bujqësia, sidomos në rajonet malore. Një blog italian shpejgon se “plantacionet e kanabisit janë shtuar si kërpudha anembanë vendit” në katër vitet e fundit, pjesërisht edhe për shkak të përdorimit të një fare të re vietnameze që rritet shpejt. Sipas prokurorit italian anti-Mafia Franko Roberti, trafiku i kanabisit nga Shqipëria u rrit trefish vitin e kaluar dhe italianët besojnë se përfitues janë ekstremistët islamikë. BBC vlerësonte se kjo industri është rreth pesë miliardë euro në vit, sa gjysma e GDP të vendit. Përmes Shqipërisë shkon në Evropë edhe heroina nga Afganistani, duke u shpërndarë nga shqiptarët e shumtë emigrantë. Ndonëse Rama vë në dukje kapjen e sasive të mëdha nga policia, gazetari i pavarur Vincent W.J. van Gerven Oei flet për një plan të ri kundër drogës nga Bashkimi Evropian dhe arrin në konkluzionin se nuk ka për t’i shkaktuar asgjë krimit të organizuar, çka nuk duhet të habisë, përderisa sa vëllai i ministrit të rendit akuzohet për trafik kokaine dhe është nën hetim në Itali. Një rast tjetër është ai i Klemend Balilit, i kërkuar nga Greqia për trafik kanabisi, i cili nuk preket për shkak të lidhjeve me zyrtarë kombëtarë e lokalë të PS, siç shkruan Balkan Insight dhe CNN Greece, bazuar në burime poltike. Tregtia e drogës lehtësohet përmes korruptimit të drejtësisë dhe politikës shqiptare. Një studim i BE për periudhën 2014-16 tregon një rritje të qytetarëve të gatshëm për të korruptuar zyrtarët dhe rënie të shpresës së publikut. Ndërkaq, portalet e lajmeve janë të mbushura me ngjarje të çuditshme për sjellje të keqe nga ana e politikanëve dhe mosrespektim të përpjekjeve për pajtim. Dy kryebashkiakë socialistë të hetuar për falsifikim dokumentesh u mbrojtën nga KQZ, ashtu si dhe një deputet socialist i akuzuar për sulm kundër kolegëve. Të paktën deputeti i akuzuar për vrasje në Belgjikë dhe për komplot për vrasjen e Metës e humbi imunitetin parlamentar. Profesori i Neë York University Shinasi Rama, shtetas shqiptaro-amerikan (nuk ka lidhje me kryeministrin), pohon se “Shqipëria është totalisht dhe tërësisht e korruptuar, e kriminalizuar deri në thelb, një shtet mafioz”. “Vendi përdoret nga sindikata kriminale ndërkombëtare me pasoja të tmerrshme për shtetin, njerëzit, vlerat sociale dhe dmokracinë, sepse mafia njeh vetëm një ligj, ligjin e saj, të cilin dëshiron t’ua imponojë edhe politikanëve”. “Faktikisht, politikanë janë kapot e mafias, që luftojnë për pushtet, sepse humbet shtetin humbet autoritetin administrativ”, thotë specialisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili ndihmoi në themelimin e Bletës Shqiptare, një grupi-establishment i diasporës.

Asnjë sukses

Nuk duhet të jetë surprizë që një elitë imorale që sundon mbi një mbretëri kanabisi ka vështirësi në arritjen e treguesve pozitivë ekonomikë. Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë rënie të fortë të investimeve të huaja të drejtpërdrejta midis 2013 e 2015. Sipas Legatum Prosperity Index, ekonomia shqiptare ka rënë dukshëm që më 2013, për shkak të papunësisë, infrastrukturës së keqe dhe korrupsionit. Ndoshta rënia më e trishtueshme e vendit është në Raportin e Lumturisë nga OKB, i cili rendit vendet bazuar mbi gjashtë dimensione të jetës së tyre: të ardhurat, jetëgjatësia, sistemi i përkrahjes sociale, bujaria, liria dhe besimi. Më 2012, Shqipëria ishte e 63-ta midis 156 vendeve, sivjet ka rënë në pozicionin 110. Megjithatë, Edi Rama ka arritur diçka për veten. Oportunisti i pandreqshëm promovon zhgarravinat me laps nëpër botë, duke kombinuar vizitat zyrtare në Berlin, Munih e Hong Kong, vetëm më 2015, me hapje ekspozitash. Ai madje arriti të siguronte edhe një shkrim në Art in America në shkurt për ekzpositën në Neë York me të njëjtat zhgarravina, plus fletë murale e printuar (me zhgarravina) dhe disa punime qeramike konfuze. Megjithatë shkrimi nuk ishte admirues, duke gjetur diçka “perverse” duke vënë përballë vizatimet me realitetin e Shqipërisë si “një nga vendet më të varfër të Evropës, i zhytur në korrupsion pa fre”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>