Gazetarja e “Le Iene” i kundërpërgjigjet Edi Ramës me video-mesazh, publikon edhe faturat e hotelit

Kundërpërgjigja e “Le Iene” ndaj kryeministrit Edi Rama për gjuhën fyese dhe arrogancën me të cilën sulmoi reportazhin e realizuar për fëmijët që braktisin shkollat dhe punojnë në galeritë e kromit në Tiranë, ka vazhduar edhe ditën e djeshme me një video-mesazh të gazetares Alice Martinelli. Ajo i drejtohet kryeministrit Rama, duke i thënë se datat kur është realizuar reportazhi janë të muajit të kaluar, kur grupi i xhirimit zbriti në terren. Këtë ajo e vërteton përmes faturave të hotelit, ku ka qëndruar dhe përmes fotove në telefon. Pasi sqaron kryeministrin, Martinelli kërkon një reagim nga Edi Rama, që tani që ka kuptuar gjëndjen e rëndë të fëmijëve të Bulqizës të reagojë dhe bëjë diçka në ndihmë të familjeve që mbijetojnë në atë qytet.

Deklarata zyrtare e “Le Iene”: I dashur kryeministër Edi Rama, jam Alice Martineli! Gazetarja e “Hijenave” që bëra reportazhin e fëmijëve në Bulqizë që mbledhin krom për të ndihmuar familjet e tyre. Mbi të gjitha, ju falenderoj. Jam shumë e gëzuar që edhe ju jeni një spektator i yni! Më vjen keq që nuk ju pëlqeu reportazhi, por le të themi që e respektoj opinionin tuaj. Por sa i përket faktit që ju i thatë mediave shqiptare që materiali ynë ishte i falsifikuar, për këtë nuk mund t’ju jap të drejtë. Mund t’ju jap datat kur ishim në Bulqizë. Mbërritëm me avion në 13 tetor të 2017, pra fiks një muaj më parë dhe bëmë intervistat dhe filmimet nga 14 deri në 16 tetor. Kemi faturat e hotelit, kemi edhe fotot në telefonat tonë në datat kur i bëmë këto pamje dhe video. Kur të doni mund t’jua tregojmë, por unë jam edhe në 90% të imazheve që kemi filmuar dhe kjo duhet t’ju mjaftojë që materiali është absolutisht real dhe aktual. Para se të mbërrinim kontaktuam me gazetarët e televizioneve lokale në Shqipëri që na treguan situatën e tmerrshme në Bulqizë, por mendoj se e keni parë edhe ju, sepse bëtë një shëtitje, kur bëtë deklaratat për kronikën time dhe programin tonë. I keni parë ato pallate në ato kushte strukturore dhe higjenike. I keni parë që rrugët natën janë në errësirë, sepse nuk ka energji elektrike. Shpresoj që e keni parë mirë edhe materialin tonë dhe fëmijët që vazhdojnë të mbledhin krom për të ndihmuar familjet e tyre të mbijetojnë. Ndaj unë tani uroj që ju tani të mund t’i ndihmoni këto fëmijë, ata të tre për të cilët treguam historinë, por edhe gjithë të tjerët që vazhdojnë të mbledhin krom për 10 cent kilogrami! Ju falenderojmë!

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>