Gëzuar 26 vjetorin e fjalës së lirë  

rd

Ish Kryeministri Sali Berisha nga portali i tij Facebook ka uruar daljen e parë të numrit të gazetës “Rilindja Demokratike”, ai ka kujtuar hapat e para të gazetës dhe bashkëpuntorët e saj, duke e cilësuar si zërin  e të vërtetës dhe  fjalës së lirë në mbretërinë e mashtrimit dhe errësirës gjysmëshekullore komuniste. Ajo vjen edhe sot besnike e misionit të saj dhe të zërit të lirë, u shpreh Berisha  përgëzoi dhe falenderuar me mirënjohje ata që themeluan dhe drejtojnë edhe sot gazetën: “Të dashur miq, 5 janari është për në shqiptarët dita e fjalës së lirë. Më dt 5 janar 1991 u botua numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetës së fjalës së lirë dhe mendimit ndryshe pas pothuaj gjysmë shekulli monizmi total në diktaturën hoxhiste. Në dallim nga vendet e tjera ish-komuniste, në të cilat u tolerua një lloj shtypi klandestin dhe një formë e kufizuar e pluralizmit të mendimit, në Shqipërinë hoxhiste, e shpallur me kushtetutë si shteti i diktaturës së proletariatit, fjala e lirë, deri në vitin 1990 po të dilte nga goja ndëshkohej sipas nenit famkeq 55 më shume vite burg. Kurse për një trakt të shtypur, autori dënohej dekada burg, në mos dhe pushkatim! Në Shqipëri, pluralizmi i mendimit dhe pluralizmi politik lindën si të thuash si binjakë të lëvizjes studentore, revolucionit demokratik të dhjetorit 1990. Kështu, fill pas themelimit të PD, Komisioni i saj Nismëtar, në njërën nga mbledhjet më të para të tij, në një vendim historik vendosi botimin e gazetës “Rilindja Demokratike” si gazetë e fjalë së lirë, organ i Partisë Demokratike si dhe miratoi bordin drejtues të përbërë nga gazetare, publicistë, shkrimtarë, intelektuale të shquar. Kryetar Bordi u emërua poeti i talentuar Preç Zogaj, një nga themeluesit e PD ndërsa kryeredaktor i gazetës u emërua gazetari i njohur Frrok Çupi. Gazetarë me eksperiencë dhe një grup studentesh aktiv në lëvizjen e dhjetorit do nisnin punën në ekipin e gazetës, intelektuale të shquar të fushave të ndryshme të Tiranës do ishin bashkëpunëtorë të saj. Rilindja Demokratike lindi me një mision të madh:-si zë i të vërtetës në mbretërinë e mashtrimit,-si rreze drite në hapësirën e errësirës gjysmë shekullore-si zëdhënëse e fjalës si lirë, anticensures por edhe e revolucionit demokratik antikomunist te viteve 1990-si zëdhënëse e interesit dhe çështjes kombëtare, deri atëherë të tradhtuar-si themeluese e shtypit të lirë, mësonjtore e tij. Numrin e saj të parë e pritëm si në ekstazë, në një natë të bardhë, pothuaj si një mesazh gjysmë hyjnor. Fryma e hapur, guximi i ekipit të saj, përmbajtja, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysmë shekullore e shqiptarëve për fjalën e lirë e bënë Rilindjen Demokratike, që në numrat e parë, organ të vërtetave të ndaluara, të mendimit të lirë, gazetën më të fuqishme, më të lexuar në tërë historinë e shtypit shqiptar. Në javët dhe muajt në vazhdim, Rilindja Demokratike, si një akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt në të gjitha territoret e ndaluara të psikologjisë së shoqërisë me moniste të Evropës duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabutë që i mbanin të pushtuara. Gazeta, që në numrat e parë përballoi me sukses armiqësinë e egër të partisë terroriste, nomenklaturës dhe organit të saj “Zëri i Popullit”. Duke qëndruar zëdhënëse e revolucionit demokratik e antikomunist të viteve 90, ajo iu rezistoi gjithashtu presioneve të pamerituara partiake për të qëndruar besnike misionit të saj kryesor; zëdhënëse e fjalës së lirë, zëdhënëse e të vërtetës. Ajo vjen sot ne 26 vjetorin e saj përsëri si organ i të vërtetës, transparencës, antimafies që përballet me vendosmëri dhe guxim me pushtetin më të korruptuar, më të inkriminuar në Evropë, me qeverinë e tij, organizatë e vërtetë kriminale.

Me këtë rast, le të shprehim nderimin tonë më të madh, mirënjohjen tonë më të thellë ndaj të gjithë atyre që themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojnë dhe sot “Rilindjen Demokratike” si organ i të vërtetave dhe vlerave të mëdha të lirisë! Gëzuar!”

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>