Gjueti politike e ekstremistëve maqedonë, kundër Zijadin Selës

Lideri i LR-PDSH Zijadin Sela, në një intervistë dhënë për “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në TV NOVA, ka pohuar se qytetarët të cilët po protestojnë për çdo ditë rrugëve të Shkupit dhe para Parlamentit, nuk do të mund ta ndalin atë të hyjë në Kuvend. “Nuk ka forcë e cila do të mund të më ndalonte të hy në Parlament dhe ta kryejë detyrën time si deputet, përpos qytetarëve të mijë, të cilët më kanë votuar. Sepse në momentin kur të vendosësh të bëhesh deputet, duhet ta harrosh pak vetveten dhe të përqendrohesh tek votuesit e tu. Pastaj kjo është punë e MPB, që t’i siguronë deputetët që të shkojnë në punën e tyre”, ka pohuar Sela, në intervistë. Ai po ashtu ka pohuar se është në gjendje që t’i japë edhe përkrahje qeverisë së ardhshme, pa marrë parasysh a do të jetë pjesë e saj apo jo, por në 100 ditëshin e parë, ata duhet ta realizojnë ligjin për gjuhën shqipe, në të kundërtën do ta bllokojnë kuvendin. Sela, në pyetjen e gazetarit se a ka ndërmend t’ju kërkojë falje shqiptarëve, sepse pikërisht ai gjatë fushatës zgjedhore kishte kërkuar një votë më shumë që t’ia marrë legjitimitetin BDI dhe ta largon atë nga pushteti, ai ka pohuar se nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë, sepse edhe ata që kanë votuar BDI-në janë shqiptarë. Lideri i LR-PDSH ka pohuar se Aleanca për Shqiptarët ka pasur pritshmërinë në të gjitha njësitë zgjedhore gjatë zgjedhjeve të parakahoshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit kaluar, por dështimi më i madh erdhi në njësinë e parë dhe të dytë zgjedhore. “Pritshmëritë tonë kanë qenë shumë më të mëdha në të gjitha njësitë zgjedhore, por sigurisht se goditja apo dështimi më i madh erdhi në njësinë e parë dhe dytë zgjedhore, por nuk e kam parë të arsyeshme që gishtin ta drejtoj drejt partisë së Unitetit, të cilët i kanë pasur bartësit”, ka pohuar Sela. Ai ka drejtuar akuza për Lëvizjen Besa, rreth mosbashkimit të këtyre dy subjekteve politike para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. “Për mosbashkimin tonë duhet t’i pyetni ata, sepse unë kamë qenë ‘pro’ bashkimit, ashtu siç kam qenë për bashkimin me Unitetin dhe RDK-së”, ka theksuar më tej Sela në intervistë për “Studion e Hapur” në gjuhën shqipe në TV NOVA.

Turqit dhe romët kundër Gruevskit, s’kanë gjë kundër zyrtarizimit të “Shqipes”/ “Ajo që po shohim është një përpjekje e LSDM-së dhe BDI-së, që të bëjnë një defaktorizim të popullit të maqedonasve, të popullit të Maqedonisë! Por edhe të komuniteteve tjera etnike në Maqedoni, si të turqve, të serbëve, të vllehëve, të boshnjakëve, të romëve, dhe të tjerëve” tha Nikolla Gruevski, Lider i VMRO-DPMNE. Tri javë pas deklaratës së shefit të VMRO DPMNE-së, dy nga njëzet partnerët e koalicionit parazgjedhor, po flasin ndryshe prej Nikola Gruevskit. Madje, njëri prej tyre po flet në shqip, si formë proteste pse po mashtrojnë me emrin e tij. Bejxhan Iljaz, kryetari i Partisë Demokratike Turke të Maqedonisë, është i hidhëruar pse po spekulohet se kinse partia e tij është kundër gjuhës shqipe. Ky politikan po thotë se për çështjen e dygjuhësisë është në kundërshtim me partnerin e tij të koalicionit VMRO-DPMNE, meqë siç thotë ai, turqit e Maqedonisë nuk kanë asgjë kundër shqipes. “Ne nuk jena kundër askujt. E aq më pak kundër shqiptarëve. Kjo për shkak se ne mendojmë se në Maqedoni, pra në shtetin tonë të përbashkët, të gjithë kanë të drejtë që t’i kërkojnë të drejtat personale dhe kombëtare. Assesi nuk e mendojmë atë që e kanë shkruar portalet dhe nga këtu e demantoj atë”, tha Bejxhan Iljaz, Kryetari i Partisë Demokratike Turke. Kundër përdorimit më të madh të shqipes në Maqedoni, nuk ka gjë kundër Partia Rome, për të cilin komunitet Nikola Gruevska tha se po defaktorizohet me planet e LSDM-së dhe BDI-së. Së paku kështu tha kryetari i Forcat demokratike Rome, Shaban Saliu. “Qëndrimi i Partisë Rome është sigurimi i parimit kryesor kushtetues për barazinë e subjekteve para Kushtetutës dhe Ligjit. Nuk jemi kundër të drejtave të asnjë nga komunitet tjera etnike, e as të shqiptareve. Përkundrazi, kemi respekt për të gjithë komunitetet. Në rastin konkret mendojmë se Romëve si komunitet më i madh duhet të tu realizohen të drejtat e tyre dhe tu jepen të drejtat që ligji ua lejon. Angazhohemi për të drejtat e Romëve dhe nuk jemi kundër të drejtave të asnjë komuniteti e aq më pak të shqiptarëve të cilët i respektoj dhe është komuniteti me të cilët kemi lidhje të afërta miqësore”, tha Shaban Saliu, Forcat Demokratike Rome. Profesori universitar Ljubomir Fërçkovski thotë se të gjithë ata që ironizojnë dhe kundërshtojnë të drejtat kushtetuese të shqiptarëve apo të kujtdo tjetër, janë të “ndërsyer” nga partia e Nikolla Gruevskit. “Këtu gjërat janë të qarta, kërkesat mund të komentohen si propagandë politike, dhe kjo është e qartë në këtë rast. VMRO-DPMNE nuk dëshiron të pranojë rezultatin zgjedhor”, u shpreh Ljubomir Fërçkovski, Profesor Universitar.

Përndryshe, falë Marrëveshjes së Ohrit, komuna e Shuto Orizares mbetet komuna e vetme në botë ku është gjuha rome është gjuhë zyrtare.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>