Gjykata e Apelit: Grupi i Kokainës u dekonspirua, të arrestuarit u ndihmuan të fshehin provat

Pyetja e Ditës: A është i përfshirë kryeministri në skandalin e prishjes së hetimeve, për shkak të përfshirjes së të vëllait në dosje?

 

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se operacioni për ndalimin e grupit që kishte krijuar një laborator droge në Xibarkë të Elbasanit është dekonspiruar. Eshtë hera e parë që Gjykata e Apelit ka pranuar dekonspirimin e këtij operacioni. Sipas Gjykatës janë fshehur provat e ngjarjes

Zbulimi i laboratorit të Xibrakës u vlerësua si një aksion shumë i suksesshëm i policisë dhe bashkëpunimit të saj me policitë europiane, por në vlerësimin e Gjykatës del se të arrestuarit u ndihmuan që të fshehin provat. Gazetarja e Neës 24 njofton se Gjykata e Apelit e quajti te nxituar ndërhyrjen ne laboratorin e prodhimit të drogës në Xibrakë të Elbasanit dhe se ndërhyrja ishte jo efektive. Ndërkohë po dje, Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar njërin prej të dënuarve me burg për drogën e “Xibrakës”. Klemend Dalipi në fund të vitit 2017 ishte dënuar me 7 vite e 3 muaj, pas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit. Burimet kanë bërë të ditur se lirimi i Dalipit është bërë për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore. Dalipi fillimisht ishte dënuar me 11 vite burg, por Apeli i uli dënimin. Ai ishte arrestuar bashkë me 8 persona të tjerë, mes të cilëve edhe vëllai i tij, Arjan Dalipi, pasi kishin në pronësi magazinën e kthyer ne laborator kokaine në Xibrakë. Këta persona prangosën arrestuan në një operacion antidrogë të nisur nga Gjermania, pasi kishin ngritur një laborator kokaine në ‘Xibrakë’ të Elbasanit. Bashkë me këta në pranga është vendosur edhe Ermal Hoxha, i cili është nipi i diktatorit Enver Hoxha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>