Gjykata e Krimeve të Rënda sekuestron pasurinë e deputetit “rilindas” Alfred Peza

peza

Gjykata për Krime të Rënda ditën e djeshme ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve, në masën 1 %, të regjistruara në emër të Mirela Ndinit, bashkëshortes së deputetit Alfred Peza, në bankën “Credins”, duke zbatuar kërkesën e bërë pak ditë më parë nga Prokuroria për Krime të Rënda. Sekuestrimi i pasurisëështë bërë në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme për veprat penale tëfshehjes së të ardhurave, pastrimit të parave dhe refuzimit për deklarim të pasurive. Prokuroria e Përgjithshme është institucioni që ka iniciuar procedimin penal për këto vepra, ku objekt hetimi është pasuria e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza dhe bashkëshortes së tij, që ka blerë 1% të aksioneve në Bankën “Credins” me vlerën e 113 milionë lekë në 17 mars të 2015. Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit ligjor, ka përcjellë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda referimin për hetim pasuror, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.  Nga rezultatet e hetimeve konstatohet se deputeti i “Rilinjdes” së Edi Ramës dhe bashkëshortja e tij Mirela Ndini, posedojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe likuiditete, të cilat janë tjetërsuar. Blerja e 1% të aksioneve të Bankës Credins ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit Peza-Ndini, të cilët kanë krijuar dhe shtuar depozita bankare me të ardhura të pambuluara dhe të paevidentuara në rregjistrat publikë, duke prodhuar dyshime mbi ligjshmërinë e tyre. Gjithashtu pavarësisht se aksionet janë blerë Mirela Ndini, vlera financiare është realizuar në bazë të kontributit financiar të të dy bashkëshortëve. Sipas hetimeve të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite shkojnë rreth 51 milionë lekë të reja, ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre kap vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja. Sipas prokurorisë rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura. Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria vlerëson se ekziston rreziku i tjetërsimit të vlerës prej 1% të aksioneve të Bankës Credins sha, nëpërmjet kalimit të pronësisë, pasi procedura e ndjekur në rastin konkret mund të kryhet thjesht mbi bazën e vullnetit dhe nuk ka rregulla apo procedurë ligjore të përcaktuar nga Banka Credins apo Banka e Shqipërisë për tjetërsimin e aksioneve. Në kuadër të procedimit penal që u nënvizua më sipër, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi vendosjen e sekuestros ndaj aksioneve të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini në “Credins” sh.a, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

“Rilindasi” Peza sulmon prokurorinë e organet e gjyqësorit njësoj si shefi i tij Edi Rama Deputeti Alfred Peza, që u fut në politikë si produkt i listës së “Rilindjes” së Edi Ramës pas sekuestrimit të pasurisë së tij nga Gjykata e Krimeve të Rënda, porsi shefi i tij në kryeministri nisi një sulm të hapur ndaj prokurorisë dhe organeve ligjzbatuese. “Rilindasi” i qeverisë së zullumeve dhe miliardave të vjedhura nga korrupsioni katër vjeçar, u përpoq të mbrohej nga akuzat duke u shprehur se për herë të parë në Shqipëri është duke u hetuar një gazetar. “Unë po hetohem si gazetar e jo si deputet”, tha Peza.

Sekuestrimi i pasurisë së Pezës/ Berisha: Ja kanë bërë të vetët

Sekuestrimin e pasurisë së deputetit të PS Alfred Peza e komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cilinë një status në Facebook është shprehur se hetimin e pasurisë Peza e ka “dhuratë” nga të vetët.“Një deklaratë nga fronti Banditokracisë! Deputeti Peza thotë se “po hetohem si gazetar dhe jo si politikan”, pra si politikan jam i pastër, si gazetar….. Edhe këtij ia paskan bërë të vetët! Kjo është banditokraci jo orualliane por edviniane”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>