Tensionohet situata mes Serbisë dhe Kosovës,ndërhyn Putin

E mërkurë, 28 Mars 2018 22:09

Janë rritur tensionet mes Serbisë dhe Kosovës pas arrestimit të një politikani serb Marko Gjuriç dhe dëbimit të tij për në Serbi. Në këtë konflikt ka ndërhyrë aleati i Serbisë, Rusia ku nëpërmjet një deklarate nga ministria e jashtme ka akuzuar BE-në dhe ShBA-në se dëshirojnë ‘’ të shtypin ashpër ‘’ përpjekjet e serbëve të Kosovës’’për të ‘’ ruajtur interest e tyre legjitime’’.

‘’Është krejtësisht e qartë se kosovarët ( shqiptarët e Kosovës) gjithmonë ndjekin këshillat e padronëve të tyre amerikanë e evropianë, të cilët shkelin ligjin ndërkombëtar dhe veprojnë në bazë të arbitraritetit ‘’ ka thënë MPJ ruse në një deklaratë të përcjellë nga agjencia ruse e lajmeve ‘’ Tass’’.

Ndërkohë shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka bërë një vizitë urgjente në Beograd për të vizituar presidentin e Serbisë, për të parandaluar një krizë më të thellë.

Zyra e Presidentit Aleksandër Vuçiç në një deklaratë për media tha se Mogherini është pajtuar për të gjetur ‘mënyra të reja’ për të zgjidhur problemet midis dy vendeve.

Mogherini nuk e komentoi ngjarjen por sipas deklaratës ajo është shprehur se një ngjarje e tillë nuk duhet të përsëritet më.

‘’Bashkimi Evropian pret që paqja të ruhet me qetësi e përmbajtje’’- është shprehur ajo sipas deklaratës.

Modifikuar më E Enjte, 29 Mars 2018 12:33

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Politikë

Vasili: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

NGA PETRIT VASILI Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit..... Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit. Sot ai hodhi poshte...

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Politikë

Zbulimi i shtatoreve të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, merr pjesë edhe Presidenti Meta

Në 20 vjetorin e rënies, në Drenas po mbahet manifestimi kushtuar dëshmorëve të kombit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Gjatë manifestimit përkujtimor, do të zbulohen shtatoret e dy heronjve të...

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Aktualitet

Shiste drogë në afërsi të shkollave, arrestohet 46 vjeçari i dënuar për vrasje

Policia e Durrësit finalizoi operacionin e koduar "Fusha e Rërës" duke vënë në pranga 46 vjecarin Ardian Llana. Në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla,  parandalimit...