Deklarata që pushtoi rrjetin/ 'Prostitutat janë më të mira se politikanët sepse...”

E Enjte, 07 June 2018 19:16

Një ligjvënës në Indi e ka bërë të qartë se ai nuk mendon si shumë nga zyrtarët qeveritarë, duke thënë se prostitutat janë më të mirë se ata. Ai shtoi se prostitutat bëjnë punën pasi të paguhen.

“Prostitutat janë më të mira se zyrtarët qeveritarë, së paku marrin para dhe bëjnë punën e tyre dhe kërcejnë gjithashtu në skenë, por këta zyrtarë, edhe pas marrjes së parave, nuk e kryejnë punën e tyre”, tha ligjvënësi i Partisë Bharatiya Janata (BJP) Surendra Singh në një tubim publik të mërkurën.

Reagimi vjen vetëm një ditë pasi Singh, i cili është i njohur për komentet e tij të diskutueshme, ka ndarë një mesazh se si të veprohet me zyrtarët e qeverisë. “Nëse ai nuk bie dakord të bëjë punën e tij, i jep mësim duke e goditur atë dhe nëse ende nuk mësohet, i bie atij me një këpucë”, tha ai.

Kur u përball me këto komente, Singh, ligjvënës që përfaqëson zonën veriore të Uttar Pradesh, tha se vërejtjet e tij ishin në interesin publik dhe se ishte i gatshëm të shkonte në burg për mbështetësit, njoftoi India Today.

Muajin e kaluar, ai krahasoi presidentin e Partisë Suheldev Bharatiya Samaj të Indisë (PPSHP), Om Prakash Rajbhar, me një prostitutë.

“Një prostitutë sheh gjithçka si veten,” tha Singh. Ai gjithashtu akuzoi Rajbhar se ka mbledhur para dhe ka futur anëtarët e familjes në politikën indiane. Gjithashtu muajin e kaluar, Singh fajësoi prindërit dhe telefonat celularë për rritjen e përdhunimeve në Indi duke thënë se “askush nuk mund të përdhunojë një nënë me tre fëmijë”, sipas NDTV.

Singh gjithashtu më parë e quajti Kryeministrin West Bengal Mamata Banerjee ‘Surpanakha’, motra e mbretit demon Ravana në poemën e lashtë indiane Ramayana.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...