VMRO: Zaev ka shkelur vijat e kuqe

E mërkurë, 13 June 2018 13:37

Zoran Zaev dje i shkeli vijat e kuqe të cilat deri më tani i mbronin të gjithë politikanët të cilëve qytetarët ju dhanë besimin për të udhëhequr shtetin, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“Zoran Zaev jo vetëm që ka pranuar se është pajtuar të ndryshojë emrin kushtetues, por gjithashtu ranë dakord mbi nacionalitetin, i cili deri më tani ishte definuar qartë, t’i shtohet “qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Autoritetet në Greqi festojnë atë që e kishin paraparë, sepse për herë të parë në dy dekada negociata një politikan nga Maqedoni pa asnjë dyshim ka pranuar të gjitha kushtet e tyre dhe për t’ju ofruar marrëveshjen më të mirë deri më tani”, citohet në njoftim.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Republika e Maqedonisë, e kaluara e saj, e tashmja dhe e ardhmja dje ishin viktimë, siç citohet,  e shprehive të Zoran Zaevit “të përulet” vetëm, për të realizuar interesin personal.

“Zoran Zaev dhe karteli kriminel të cilin e udhëheq, prezantuan marrëveshje në të cilën shteti është i mposhtur. Negociatat të cilat i udhëhiqte LSDM-ja janë reflektim i amatorizmit ekstrem. Marrëveshja nuk është në përputhje me interesat e popullit të Maqedonisë” citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

VMRO-DPMNE, konsideron se Zoran Zaev i shkeli të gjitha vijat e kuqe, të cilat të gjithë politikanët, pa marr parasysh përkatësin e tyre politike i kanë pasur në 25 vitet e fundit.

“Qytetarët janë të mashtruar dhe të manipuluar. Zoran Zaev plotësisht në mënyrë jotransparente dhe pa e njoftuar opozitën dhe VMRO-DPMNE-në si partia më e madhe opozitare solli vendim dhe zgjidhje, e cila do t’i prekë jo vetëm gjeneratat e tashme por dhe të ardhme”, citohet në njoftim .

VMRO-DPMNE-ja konfirmon se nuk është kundër anëtarësimit në NATO dhe BE, por ky anëtarësim, sipas partisë, nuk guxon të jetë nëpërmjet tradhtisë dhe marrëveshjeve dështuese.

“Qytetarët meritojnë ardhmëri evropiane, por mbi bazë të vlerave dhe sistemit real të matjes për përmirësim. Republika e Maqedonisë nuk guxon të vazhdojë drejtë humnerës, në drejtim të cilin LSDM-ja e shtyn. Shteti dhe qytetarët meritojnë më mirë. LSDM-ja nuk mund të ofrojë asgjë më të mirë për Republikën e Maqedonisë. Ky pushtet duhet të largohet”, citohet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...