Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe nga norvegjezët

E mërkurë, 13 June 2018 18:21

Presidenti Donald Trump është propozuar ditën e sotme për Çmimin Nobel të Paqes për punën e tij në arritjen e një marrëveshje për të punuar drejt de-nuklearizimit të gadishullit Korean, raporton The Detroit News.

Udhëheqësi i Uashingtonit u propozua nga dy anëtarë të Partisë Progresiste qeverisëse të Norvegjisë, sipas transmetuesit shtetëror NRK.

Afati për çmimin e këtij viti u miratua në janar, prandaj ky emërim do ta bënte atë të drejtë për vitin e ardhshëm.

Nominimet për çmimin më të lakmuar në botë janë të hapura për ligjvënësit, akademikët dhe studiuesit nga e gjithë bota. Komiteti Nobel në Oslo zakonisht merr qindra nominime çdo vit, dhe kandidatët e së kaluarës kanë përfshirë edhe Presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-udhëheqësin kuban Fidel Castro. Një rekord prej 330 personash u nominua këtë vit.

Ndërsa komiteti norvegjez i Nobelit emërohet nga parlamenti, vendimet e tij janë të pavarura. Trump u propozua nga dy anëtarë të krahut të djathtë të Partisë së Progresit të Norvegjisë, e cila avokon për imigrim të kufizuar dhe taksa më të ulëta.

“Ajo që po ndodh tani është historike,” i tha NRK Per-Willy Amundsen, anëtar i Partisë së Progresit. “Procesi po zhvillohet për të siguruar paqen botërore në të ardhmen. Është një proces i brishtë, por sigurisht që duhet të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar këtë proces të sjellë rezultate të mira “.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!