Yemen/ Lufta për portin vret ushtarë dhe rebelë

E Enjte, 14 June 2018 09:23

Luftime të ashpra raportohen në qytetin e Jemenit Hudaydah, kur forcat pro qeveritare të mbështetura nga koalicionit saudit po përleshen me rebelët Huthi që kontrollojnë një port shumë të rëndësishëm për ndihmën humanitare.

Emiratet e Bashkuara Arabe konfirmuan se katër ushtarë të tyre humbën jetën, ndërsa u vranë 22 rebelë Huthi. Luftimet janë përqendruar në afërsi të aeroportit të qytetit dhe zonës al-Durayhmi në jug të qytetit.

Kjo është hera e parë që koalicioni i udhëhequr nga sauditët tenton të marrë kontrollin e një qyteti të mbrojtur kaq mirë në Jemen dhe duket se marrja e portit është një justifikim i mjaftueshëm për këtë.

Por situata ka ngjallur frikën për një katastrofë njerëzore, diçka për të cilën paralajmëron edhe OKB. porti i qytetit Hudaydah është vendi ku mbërrin shumica e ndihmës humanitare në vend dhe bllokimi i tij sjell krizën e urisë për rreth 8 milion njerëz në kombin e dërrmuar nga lufta civile.

Për me tepër, rreziku është imediat për 400 000 banorët e qytetit portual që gjenden në mes të përleshjes mes palëve. /tch/

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 10:57

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Globi

Ja për çfarë ranë dakord Thaçi dhe Vuçiç

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini e cila ndërmjetësoi takimin me presidentin kosovar Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë se në takim ka pasur një...

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Globi

Sulmohet komuniteti rom, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një person është vrarë në një sulm në një kamp të Romëve në Ukrainën Perëndimore. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (23 qershor). Sipas policisë, një grup i maskuar i...

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Aktualitet

Aksident i rëndë në Shkodër, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi. Në aksident janë...