Londra, qyteti që duhet vizituar të paktën një herë në jetë, ja arsyet

E Enjte, 14 June 2018 09:29

Pamjet e famshme

Big Ben, pallati Buckingham, syri i Londrës etj. Lista e ndërtesave të veçanta vazhdon. Nuk ka eksperiencë më të veçantë se të hipësh në një autobus dykatësh dhe të shohësh disa nga pamjet më të njohura në botë të Londrës.
Pazari
Si në rastin kur ke një portofol plot për ta harxhuar, si në rastin kur nuk ke shumë para me vete, Londra mbetet një nga vendet më të mira për të bërë pazar. Do të habiteni nga numri i njerëzve në rrugët e Oksfordit, nga çmimet në Knightsbridge dhe nga butiqet në rrugën Carnaby.
Jeta e natës
Anglezët mund të punojnë shumë, por ata pëlqejnë edhe të kënaqen gjatë natës, sidomos ata që jetojnë në Londër. Ke mundësi të shkosh në pube klasike, në bar restorante, në turnetë e këngëtarëve të njohur botërorë, apo në një shfaqje të caktuar në teatër. Yjet e njohur të skenës botërore dhe shfaqjet më të njohura gjithmonë bëjnë një ndalesë në kryeqytetin e Anglisë, ndaj duhet të jeni plotësisht të sigurtë se do të gjeni diçka që do ju tërheqë gjatë netëve në Londër.
Historia
Historia e Londrës është e gjatë dhe dramatike. Një pjesë e mirë e kulturës së Londrës është rrjedhojë e historisë së saj, të cilën mund ta mësoni nga vizitat në muzetë dhe vendet historike në Londër. Nëse e vizitoni këtë qytët, sigurohuni të shkoni dhe në pallatin Hampton Court dhe do të mahniteni nga bukuritë e tij.
Njerëzit
Britania në përgjithësi dhe Londra në veçanti nuk shquhen për njerëz të afruar, apo miqësorë, mirëpo në fakt, në Londër mund të takosh njerëz tepër të ndryshëm nga njëri-tjetri. Pra, ky qytet ka një shumëllojshmëri karakteresh në mesin e qytetarëve të vet. Kudo që t’i hedhësh sytë, do të shohësh njerëz duke bërë gjëra të ndryshme, që nga ndërtimi i bizneseve e deri tek performimi i formave të ndryshme të artit në rrugë. Çdokush ka një histori për të treguar dhe, nëse e viziton Londrën, është mirë të flasësh me sa më shumë njerëz për të dëgjuar disa nga historitë e tyre fantastike. Është mirë gjithashtu të krijosh edhe historinë tënde, teksa viziton një nga qytetet më të bukur në gjithë botën. Mos e humb këtë mundësi! / bota.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!