Marrëveshja për emrin publikohet në gjuhën angleze, nënshkrimi bëhet në Prespë

E Enjte, 14 June 2018 13:41

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Katzias,  pritet të nënshkruajnë gjatë fundjavës, në media flitet të shtunën, marrëveshjen për ndryshimin e emrit për Republikën e Maqedonisë. 

Republika Veriore e Maqedonisë është emri për të cilin janë dakorduar të dy kryeministrat.

Në takimin që do të zhvillohet diku në Prespë, do të marrin pjesë gjithashtu kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. 

Ende e pabotuar, kjo marrëveshje tashmë ka shkaktuar reaksione të shumta lidhur me pranimin e pothuajse të gjitha kushteve të vendosura nga pala greke. 

Presidenti Ivanov pasi e shqyrtoi, marrëveshjen e cilësoi si personale të Zaevit e Dimitrovit dhe tha se me të shlyhet kontinuiteti kushtetues, historia dhe sovraniteti shtetëror i Maqedonisë. Ivanov tha se nuk do ta firmos të njëjtën dhe asnjëherë nuk do të zmbrapset nga ky qëndrim pavarësisht presioneve.

Ivanov tha se anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE nuk mund të jetë alibi për një marrëveshje të dëmshme. Në linjë të njëjtë ishte edhe lideri i opozitës, Hristijan Mickoski. 

Për Mickoskin është e papranueshme kjo marrëveshje kapitullimi, çmimin e së cilës qytetarët do ta paguajnë me dinjitetin dhe nderin e tyre. 

Ai paralajmëroi se do të prononcohet sërish pasi ta shqyrtojë marrëveshjen në parti dhe të konsultohet ndër tjerash edhe me Kishën Ortodokse Maqedonase dhe Akademinë e Shkencave të Maqedonisë.

Dje disa media greke publikuan marrëveshjen prej 19 faqesh në gjuhën angleze, edhe pse ishin pajtuar që këtë do ta bënin pas miratimit të dokumentit nga të dy qeveritë. 

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, marrëveshjen e arritur me Maqedoninë ua ka dërguar tashmë partive politike greke, ndërsa të premten do ta dërgojë në Kuvendin e Greqisë. 

Nga Qeveria maqedonase informojnë se nesër në seancën qeveritare do të deklasifikohet marrëveshja, për të cilën do të informohet edhe opinioni. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Lifestyle

Këto janë 4 shenjat e horoskopit që dashurojnë përjetësisht

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt. Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie...

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Aktualitet

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Kriminaliteti shqiptar po kthehet në një shqetësim serioz për sigurinë britanike. Në një artikull të publikuar këtë të hënë, “Daily Express” i referohet një raporti të Agjencisë Kombëtare të Krimit...

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Aktualitet

Rezultatet e frikshme nga niveli i nitratit në fruta dhe perimet që shiten në Tiranë

Që nuk e dimë se çfarë hamë, kjo është pak por e sigurtë, ama me një testues të thjeshtë ushqimesh mund ta krijoni paksa idenë se çfarë po konsumoni. Nëse u...