Trump e Merkel "kokë më kokë": Ishte një takim i madh

E Enjte, 12 July 2018 07:19

Pak orë pas akuzave që i bëri Gjermanisë për vartësinë nga Rusia, Donald Trump ka bërë një kthesë drastike.

Pas takimit kokë më kokë me kancelaren Merkel, ai ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë marrëdhënie shumë të mira dhe do të intensifikojnë shkëmbimet tregtare.

Edhe pse e cilësoi Gjermaninë një vend që mbahet peng nga Rusia, Donald Trump duket se ka mbetur i kënaqur nga takimi me gruan që qeverisë fuqinë ekonomike më të madhe të Europës.

‘Ishte një takim i madh. Kam një marrëdhënie shumë, shumë të mirë me kancelaren’, ka thënë Trump pas takimit kokë më kokë në kuadër të samitit të NATO-s në Bruksel.

Me kancelaren Merkel, presidenti amerikan ka diskutuar për çështjet tregtare dhe ato për shpenzimet ushtarake.

‘Besoj se marrëdhëniet tona tregtare do të intensifikohen dhe po ashtu shumë gjëra të tjera. Të shohim se ç’do të ndodhë në muajt e ardhshëm’, ka thënë Trump. Nga ana e saj, Merkel ka deklaruar se me Trump ka folur për emigracionin dhe tregtinë, duke theksuar gjithashtu se Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë dy partnerë të mirë.

Vetëm pak orë më parë, në takimin me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump kishte deklaruar se Gjermania është një vend që kontrollohet nga Moska, për shkak të naftës dhe gazit rus që blen prej saj.

Por para se të shkonte në takimin me shefin e Shtëpisë së Bardhë, Merkel i dha një përgjigje sa cinike aq edhe të moderuar akuzave të tij.

‘E kam përjetuar personalisht kontrollin e asaj pjese të Gjermanisë nga Bashkimi Sovietik dhe sot jam shumë e lumtur që jemi të bashkuar në një republikë federale, në gjendje të vendosë vetë për politikat e saj’, tha Merkel.

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Show-biz

Surpriza nga Kate Middleton, para sa të martohej me princin ai kishte një super pasuri

Është e lehtë të mendosh se Kate Middleton përpara se të martohej me princin William jetonte si një mbretëreshë, por në fakt nuk është fiks kështu. Si Dukesha e Cambridge, Kate...

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Sport

VIDEO / Barcelona-Girona 1-0, Lionel Messi nuk ndalet

Lionel Messi shënon golin e avantazhit për Barcelona në minutën e 19. 1-0 udhëheqin blaugranat ndaj Girona në Camp Nou.

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Aktualitet

Goditën barbarisht 55-vjeçaren, arrestohet njëri prej autorëve në Durrës

Policia në Durrës ka arrestuar 28-vjeçarin Admir Koleci, banues në Manëz pasi së bashku me dy të tjerë plagosi me mjete të forta 55-vjeçaren Qesfere Koleci për shkaqe pronësie. Ndërkohë ende...