Çfarë po ndodhë në Korenë e Veriut: Vizita e zyrtarit amerikan shkoi shumë keq

E Enjte, 12 July 2018 09:28

Bisedimet e shumëpritura mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut nuk janë duke shkuar në rrugën e duhur, raportojnë mediat amerikane

Rrjeti televiziv CNN raporton që vizita e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, në Korenë Veriore javën e kaluar nuk ka mundur të shkojë më keq.

Sipas burimeve brenda qeverisë amerikane, Pompeo udhëtoi për në kryeqytetin verikorean javën që lamë pas me idenë që takimi me Kim Jong-unin do të shkojë si duhet dhe përpjekjet për të arritur marrëveshje do të shkojnë në rrugë të duhur.

Megjithatë, jo vetëm që nuk pati takim me liderin verikorean, por takimi me palën koreane mbaroi me zhgënjim total nga të dy palët. Burimi i tha CNN’it që bisedimet shkuan ‘si mos më keq’.

“Koreanët thjesht kishin ardhur për të humbur kohë, nuk ishin të interesuar për të përparuar në bisedime”, raporton CNN, duke shtuar që mosprania e diktatorit ishte mesazh i madh në vetvete.

Kriza mes dy vendeve kishte pësuar disa ndryshime pozitive kur diktatura e shtetit të varfër kishte pranuar të takohet me palën jugkoreane dhe amerikane.

Qeveria amerikane do që veriu të shkatërrojë programin bërthamor si dhe t’i japë fund konfliktit me fqinjtë jugorë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Aktualitet

Çmenduria/ Sa kushton një kokërr vezë në Dhërmi, ja fatura

Jemi në kohën kur i çmenduri i ka çmendur të gjithë. I Çmenduri i Tiranës rrit taksat dhe tarifat sipas qejfit për t’u vjedhur me koncesionarët e vet dhe të...

I nisi burrit foto hot nga hoteli, por pas saj çifti u nda për këtë arsye

Lifestyle

I nisi burrit foto hot nga hoteli, por pas saj çifti u nda për këtë arsye

Duke u përgatitur të shkonte në shtrat, një grua i dërgon burrit disa foto me SMS, por nuk e dinte se ai do shikonte një detaj që do ta bënte...

Fotogaleria/ Si dështoi Putin me organizimin e finales

Aktualitet

Fotogaleria/ Si dështoi Putin me organizimin e finales

Gjithçka në televizor u duk se shkoi për mrekulli në finalen e madhe të Botërorit të fituar nga Franca 4-2 ndaj Kroacisë. Por në fakt nuk ishte kështu. Katër persona ndërprenë...