Emigracioni/ Italia nuk bindet as nga premtimet e Gjermanisë

E Enjte, 12 July 2018 13:56

Italia nuk bindet nga premtimet gjermane për emigracionin. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer shprehu besimin se Berlini dhe Roma do të arrijnë brenda fundit të korrikut një marrëveshje mbi kthimin e azilkërkuesve.

Por, Italia kërkon më së pari një pakt më të gjerë mbi sigurinë kufitare të bllokut europian.

Pas takimit me Seehoferin në Austri, përpara një samiti jozyrtar të ministrave të Brendshëm të BE-së, Matteo Salvini u shpreh se të dy kishin disa objektiva të përbashkëta, siç janë më pak zbarkime, më pak vdekje dhe më pak emigrantë në Itali e Gjermani.

“Por, përpara se të pranojmë qoftë edhe një azilkërkues të vetëm në Itali, ne duam që Europa të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm”, deklaroi Salvini. “Kur një gjë e tillë të bëhet realitet, atëherë mund të flasim për të tjerat”, shtoi ai.

Me pak fjalë, Roma kërkon në fillim veprime konkrete, e nuk mjaftohet vetëm me zotimet në letër.

Udhëheqësi i “Lega Nord” njihet për deklaratat e forta mbi emigracionin, që përfshijnë edhe etiketimin e të ardhurve si kontrabandistë, persona skllavërues dhe terroristë.

Seehoferi, nga ana tjetër, është ndeshur me kritika për retorikën e përflakur kundër emigrantëve. Jo më larg se të mërkurën, ndërsa festonte 69-vjetorin e lindjes, ai tha me krenari se 69 refugjatë po deportoheshin atë ditë në Afganistan.

Njëri prej tyre, 23-vjeçari Jamal Nasser Mahmoudi vrau veten në Kabul, pak pas mbërritjes. Ai kishte jetuar në Gjermani për 8 vite.

Modifikuar më E Enjte, 12 July 2018 14:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të mëdhatë s’falin, por Lyon befason City

Sport

Të mëdhatë s’falin, por Lyon befason City

Bayern Munchen, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus arritën t’i fitojnë takimet e tyre, ndërsa zhgënjimi i mbrëmjes ishte Manchester City. Bayern fitoi në transfertë, 0-2 ndaj Benfikës, ndërsa Manchester United...

Haradinaj: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për kufijtë, projekti i Thaçit një taktikë politike

Bota Shqiptare

Haradinaj: Nuk ka marrëveshje me Serbinë për kufijtë, projekti i Thaçit një taktikë politike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën, në studion e ‘Opinion’ deklaroi se nuk do pranohet një marrëveshje me Serbinë për korrigjim të kufijve. Kryeministri i Kosovës deklaroi se nuk e...

Aksidentohet 47-vjeçari në Gjirokastër, e zë poshtë masivi i gurëve

Aktualitet

Aksidentohet 47-vjeçari në Gjirokastër, e zë poshtë masivi i gurëve

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë. Shoferi ka qenë me një mjet të tonazhit të rëndë të ngarkuar me gurë. Spondi i...