Zjarret në Kaliforni, më të mëdhatë në historinë e shtetit

Tuesday, 07 August 2018 13:27

Zjarri në Kaliforni, që njihet edhe si zjarri i kompleksit Mendocino, është rritur duke u bërë vatra më e madhe aktive në historinë e shtetit. Flakët janë përhapur me shpejtësi ditët e fundit dukje zhuritur 283.800 hektarë tokë, një zonë me përmasa sa të Los Angelosit.

 
Zjarrfikësit po luftojnë me të paktën 16 vatra të mëdha zjarri në shtet, në mesin e motit të nxehtë, erërave të forta dhe mungesës së lagështisë. Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas zjarreve në veri të shtetit.

Ndërkohë, presidenti Donald trump, ka ndezur debat në median sociale duke thënë se përhapja e zjarreve është përshkallëzuar si pasojë e ligjeve mbi ambientin në Kaliforni. Në një postim në “Twitter” ai theksonte se zjarret ishin intensifikuar për shkak të politikës kaliforniane për të devijuar ujërat në oqeanin paqësor.

Zyrtarët lokalë dhe ekspertët sidoqoftë, i kanë hedhur poshtë komentet e tij. “Klima që po ndryshon po çon në zjarre gjithnjë e më shkatërrimtare”, thonë ata.

Më shumë se 14 mijë zjarrfikës dhe qindra pjesëtarë të ushtrisë amerikane po përpiqen të vendosin nën kontroll zjarret që po zhurisin shtetin. Ekspertët e shërbimit kombëtar të motit kanë paralajmëruar se kushtet nuk pritet të përmirësohen me temperature që do të shkojnë deri në 43 gradë celsius në disa zona.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re

Aktualitet

Gati fadromat për shembjet, ARRSH i bën një thirrje banorëve të Unazës së Re

Në prag të shembjeve të banesave dhe bizneseve tek Unaza e Re, Autoriteti Rrugor shqiptar i ka bërë një ftesë për sqarim, banorëve që shpronësohen ose jo. Deklarata e plotë për...

Mjeku shqiptar merr çmimin e karrierës në Kanada

Bota Shqiptare

Mjeku shqiptar merr çmimin e karrierës në Kanada

Mjeku shqiptar Dr.Lulzim Rrafshi është vlerësuar nga Kolegji Kanadez i Mjekëve të Familjes me çmimin e karrierës. Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i cili...

Panuçi nuk dorëzohet: Solla ide të reja

Sport

Panuçi nuk dorëzohet: Solla ide të reja

Kristian Panuçi duket se nuk dorëzohet as pas humbjes turpëruese 0-4 ndaj Skocisë. Në konferencën e zakonshme para ndeshjes ndaj Uellsit, ai  shpreh se do të mbetet trajner i Shqipërisë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!