Pilotët e Ryanair në protestë, anulohen qindra fluturime

Premte, 10 August 2018 13:26

Pilotët e agjencisë së fluturimeve Ryanair kanë filluar një grevë 24-orëshe, që do të mbahet gjatë ditës së shtunë, në pesë shtete të mëdha europiane.

Stafi në Gjermani, Suedi, Irlandë, Belgjikë dhe Holandë, do të protestojnë ditën e nesërme ndërsa si rrjedhojë e grevës do të anulohen rreth 400 fluturime dhe do të preken disa mijëra pasagjerë.

Kjo grevë është më e madhja e realizuar ndonjëherë, ndërsa stafi i Ryanair vijon të protestojë për pagat dhe kushtet e punës.

Vetë kompania thotë se ka bërë gjithçka që të zgjidhë mosmarrëveshjet, ndërsa ka garantuar se 85 % e fluturimeve do të kryhen normalisht dhe pjesës tjetër do t’u ofrohen opsione zgjedhjeje në mënyrë tranzitore.

Linja ajrore irlandeze operon me çmimet më të ulëta në Europë, ndërsa para Krishtlindjeve të vitit të kaluar, njohu për herë të parë pas 30 vitesh, sindikatat e punonjësve.

Aktualisht kompania po përballet me një sërë grevash të punonjësve, ndërsa vetëm në Korrik u anuluan rreth 300 fluturime, pas një proteste të ngjashme.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Lifestyle

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Kujdes nga personat që nuk skuqen! Nga ata të cilët kurrë nuk i ulin sytë apo nuk kërcasin gishtat nga sikleti. Ose ata që nuk pengohen me fjalë ose qe nuk...

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Show-biz

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Në librin rreth jetës së Rita Orës është edhe fotografia e lagjes dhe bllokut ku Rita ka pasur shtëpinë në Prishtinë. Poashtu, ka edhe foto të shkollës ku Rita ka shkuar...

Humbje historike për Gjermaninë

Sport

Humbje historike për Gjermaninë

Dygolëshi i Antoine Griezmannit ishte shkaktari i humbjes së gjashtë të Gjermanisë këtë vit, diçka që nuk i ka ndodhur kurrë më parë ekipit kombëtar gjerman. Humbja e Gjermanisë 2-1 në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!