Brukseli kundër ndryshimit të ligjit mbi subvencionet për fëmijët

Premte, 10 August 2018 17:23

Numri i fëmijëve që nuk jetojnë në Gjermani, por marrin para të shtetit gjerman nga prindërit e tyre në Gjermani është rritur. Komisioni Evropian ndërhyri në debatin për ndryshimin e pagesave ndaj tyre

 Në Gjermani është hapur një diskutim për shtimin e numrit të të huajve nga shtete të tjera të Bashkimit Evropian, të cilët marrin subvencione mujore për fëmijët e parritur. Brenda një viti numri i atyre që marrin subvencione për fëmijët është rritur me dhjetë përqind. Në këtë kuadër Federata Gjermane e Komunave kërkoi që subvencionet për fëmijët të orientohen në shumën për të cilën kanë nevojë fëmijët në vendin ku ata po qëndrojnë faktikisht.

Por Komisioni Evropian u shpreh kundër rregullave të reja për subvencionet për fëmijët që jetojnë në botën e jashtme. Kur një punëmarrës paguan kontribute në një sistem social nacional, ai duhet të marrë të njëjtat shërbime, si çdo person tjetër - pavarësisht nga kombësia dhe vendi se ku banojnë fëmijët e tij.

Këtë ia bëri të ditur një zëdhënëse e Komisionit Evropian agjencisë gjermane të lajmeve dpa. Një përshtatje e subvencionit për fëmijët në shpenzimet e jetesës në vendin ku jetojnë fëmijët nuk është parashikuar askund në të drejtën e BE, për shkak të ndalimit të diskriminimit. Një shpërdorim i mundshëm i rregullave në fuqi duhet të trajtohet duke forcuar instrumentat kundër shpërdorimit, u tha.

Sipas qeverisë gjermane, në qershor u paguan para për 268.000 fëmijë, të cilët jetojnë në shtete të tjera në BE ose në Hapësirën Ekonomike Evropiane. Kjo shumë është dhjetë përqind më e madhe se në fund të 2017.

Agjencia Federale e Punës thotë se ka raste të veçuara edhe për mashtrime me paratë për fëmijët, për shembull me çertifikata për fëmijë që nuk ekzistojnë. DW

 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Zbulohet varri antik në Egjipt

Globi

Zbulohet varri antik në Egjipt

Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr antik më shumë se 4,400-vjeçar në kompleksin e piramidave të Sakaras. Varri privat, rreth 10 metra i gjatë dhe 3 metra i lartë, mendohet se...

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Aktualitet

U dënua me burg për korrupsion, por mori pafajësinë

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto ka vendosur mos t’ia lërë harresës arrestimin dhe mbajtjen në paraburgim më tepër se një vit.   Përmes një padie civile, ish zyrtari i larte...

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

Aktualitet

Mësuesit më të mirë të botës, mes tyre dhe një shkodrane

‘Global teacher Prize 2019’  ka përzgjedhur finalistët e tij, ku mes mësuesëve më të mirë të botës renditet dhe një shqiptare . Liljana Luani është shkodrania që ka punuar për 38...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!