NASA përgatitet “të prekë” për herë të parë Diellin

Premte, 10 August 2018 19:14

Përgatitet të fillojë “stafeta” hapësinore që synon të “prekë” për herë të parë Diellin.

NASA do të hapë rrugën nesër në mëngjes me hedhjen e sondës “Parker Solar Probe”, që në shtatë vite mision do të jetë mjeti i parë që do të vizitojë një yll, si dhe ai që do t’i afrohet më shumë nga të gjithë Diellit.

Më pas radhën do e ketë Agjencia Hapësinore Europiane (ESA) me sondën “Solar Orbiter”, lëshimi i të cilës, fillimisht i parashikuar për në tetor, është shtyrë në shkurt 2020, do të bëhet pikërisht në kohën e duhur për të arritur Diellin kur është në minimum të aktivitetit të tij.

“T’i afrohesh Diellit kur është në letargji mundëson që të analizosh më mirë se si ndryshojnë rajonet aktive, njollat diellore dhe lëshimi i grimcave ndërkohë që shkohet drejt maksimumit të ciklit të ri diellor”, shpjegon Mauro Messerotti, i Observatorit të Triestes në Institutin Kombëtar të Astrofizikës (INFA) dhe profesor në universitetin e Triestes.

“Sonda Parker, do të arrijë në një distancë rekord prej 6,3 milionë kilometrash nga Dielli. Do të zhytet në kurorën diellore, ku temperaturat arrijnë nivelin e 1 377 gradë Celcius”, thotë eksperti.

“Imazhet super të detajuara që do të bëjë sonda, do të na ndihmojnë të kuptojmë se çfarë i shkakton erërat diellore dhe grimcat energjetike, në mënyrë që të bëhen parashikime gjithnjë e më të detajuara të stuhive diellore dhe të motit hapësinor”, thekson Messerotti.

Megjithatë sonda “Solar Orbiter” e ESA nuk do të guxojë kaq shumë, ajo do të ndalojë në rreth 43 milionë kilometra nga Dielli për të vëzhguar rajonet polare nga ku nisen “autostradat” që dërgojnë grimcat diellore në hapësirën ndërplanetare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vasili: Rama antiprotestë në UBT, foli me veten

Politikë

Vasili: Rama antiprotestë në UBT, foli me veten

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama u pa në Universitetin Bujqësor të Tiranës edhe pse studentët nuk ishin në dije të këtij takimi. Madje ata denoncuan edhe me video...

“Rama njeh dialogun e përçarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve”

Politikë

“Rama njeh dialogun e përçarjes dhe jo të zgjidhjes së problemeve”

Për deputeten e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, tentativa e Kryeministrit Rama për gjoja dialog është thjesht dhe vetëm tentativë për përçarje të studentëve. Çupi shkruan në Facebook shkruan se në 5...

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Aktualitet

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se nga ky aksident dyshohet se ka mbetur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!