Trump thirrje për mbylljen e hetimit mbi ndërhyrjen e Rusisë

Hënë, 13 August 2018 18:45

residenti amerikan Donald Trump, ka vazhduar sulmet e tij përmes mediave sociale ndaj hetimit të Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller mbi lidhjet e mundshme mes anëtarëve të fushatës së vitit 2016 të Trump dhe qeverisë ruse. Presidenti dhe këshilltarët e tij duan që hetimi të përfundojë.

Në maj, Presidenti Trump tha se dëshironte të fliste me hetuesit.

"Askush nuk dëshiron të flasë me hetuesit më shumë se unë. Në fakt kundër këshillës së avokatëve të mi, sepse shumica e avokatëve nuk flasin për këto çështje. Do të doja të flisja sepse nuk kemi bërë asgjë të keqe. Nuk kishte bashkëpunim me rusët. Nuk kishte asnjë pengim drejtësie. "

Por javën e kaluar, avokati i Presidentit Trump tha se biseda me prokurorin Mueller do të ishte e rrezikshme.

"Pse ai duhet të flasë nën betim? A mendoni se ne jemi budallenj? Ju dëshironi ta bëni këtë për ta vënë Presidentin në kurth për dëshmi të rreme. Ne nuk do ta lejojmë këtë", tha Rudy Giuliani, avokat i Presidentit Trump.

Në një numër postimesh në Twitter gjatë fundjavës, Presidenti Trump kritikoi hetimin dhe veçoi Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, i cili është tërhequr nga kjo çështje, duke thënë se, "Prokurori ynë i Përgjithshëm është i frikësuar dhe nuk është i përfshirë në këtë betejë".

Të dielën, këshilltarja e Presidentit, Kellyanne Conway zbuti kritikat ndaj Prokurorit Sessions.

"Unë mendoj se Prokurori i Përgjithshëm po bën punë të madhe në zbatimin e ligjit, por vullnetarisht ai është tërhequr nga kjo çështje. Presidenti me të drejtë dëshiron që Amerika ta shohë përfundimin e hetimit të Prokurorit Mueller në një kohë të duhur. Deri më tani nuk është provuar asnjë bashkëpunim me Rusinë dhe ju e dini këtë", thotë Kellyanne, Conway, Këshilltare e Presidentit Trump.

Avokati i Presidentit Trump ka thënë se do të dëshironte që hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë të përfundonte deri në shtator, përpara zgjedhjeve të mesmandatit për kongres.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arratisja e Gruevskit, befason Zaev: Ai mund të jetë…

Bota Shqiptare

Arratisja e Gruevskit, befason Zaev: Ai mund të jetë…

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në një konferencë për shtyp tha se autoritet duhet të hetojnë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer. Zaev: “Ne do të bëjmë gjithçka...

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Globi

Plas keq grushti në Parlament, shikoni si rrihen deputetët

Nje skene aspak e denje eshte shenuar ne parlamenin e Sri Lankes, kur ne mes te punimeve ka plasur grushti dhe deputetet jane rrahur keq mes tyre. Se paku, njeri...

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Aktualitet

Deri dje vidhin lokale, sot iu ndodh e papritura

Një grup hajdutësh që vidhte lokale dhe dyqane në qytetin e Durrësit është goditur nga policia.  Gjithashtu gjatë kontrolleve janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë me lëndë narkotike dhe armë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!